• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANKTHET MË TË SHPESHTA NË GJUMË/ Burrat ëndërrojnë vdekjen, ndërsa gratë dhunën!
Home
Shëndet

ANKTHET MË TË SHPESHTA NË GJUMË/ Burrat ëndërrojnë vdekjen, ndërsa gratë dhunën!

24 August, 2022 s.autor Shëndet

Nuk duhet të ngarkohemi shumë me ankthet sepse kështu potencohet shfaqja e tyre, dhe derisa meshkujt më shpesh kanë ëndrra dhune, femrat i mundon humbja e të afërmve në gjumë.

Rreth 85 për qind e njerëzve ka ankthe nate kohë pas kohe, ndërsa ato më së shpeshti definohen si ëndrra të gjalla dhe shqetësuese për shkak të të cilave zgjohemi nga gjumi.

Nga tetë deri 29 për qind e të rriturve mesatarisht kanë një makth nate në muaj, ndërsa deri në gjashtë të njerëzve ankthet e natës i përjetojnë të paktën një here në javë, ka treguar studimi i Qendrës kaliforniane për gjumë, EOS.

Është shumë e rëndësishme të dallohen ankthet e natës nga ‘frika e natës’. Këto të fundit janë formë shumë e a përshtatshme dhe gjatë tyre zemra rrah edhe deri në 180 herë në minutë dhe shfaqet në fazat e para të gjumit. Ankthet ‘e zakonshme’ të natës shfaqen para mëngjesit.

Frika e natës prek prej tre deri në pesë për qind të njerëzve ndërsa më së shpeshti janë të shkaktuara nga traumat e vërteta dhe këshillohet që të shërohen duke biseduar me psikologë, shkruan “Time Healthland”.

Edhe pse shkaku i vërtetë i anktheve të natës nuk është i njohur, është vërtetuar që në frekuencën e tyre ndikon stresi, alkooli, antidepresivët, narkotikët dhe traumat.

Po ashtu, viktimat e anktheve të natës shpesh janë njerëzit kreativë me imagjinatë të madhe” – thotë udhëheqësi i qendrës EOS, Mattheë Mingrone.

Ai thotë që të mos u kushtohet shumë vëmendje anktheve të natës, sepse në atë rast mund të prodhohet kundërefekti dhe të nxitet të menduarit për skenarë negativ para gjumit, ndërsa kjo vetëm do të potencojë krijimii1 e tyre. Ndihmojnë teknikat e relaksimit të cilat janë në veçanti të dobishme në momentet e para pas zgjimit.

Kjo nga përbindëshat, ndjenja e paralizimit, vonesa në takime të rëndësishme, vdekja e personit të dashur dhe humbja e flokëve dhe dhëmbëve janë ëndrrat më të shpeshta që shqetësojnë meshkujt dhe femrat.

Meshkujt më shpesh kanë ankthe nate për dhunën dhe konfliktet, ndërsa femrat më shumë i shqetësojnë humbja e ndonjë personi të afërm, ka treguar hulumtimi.

Femrat po ashtu kanë ëndrra më të tmerrshme dhe intensive sesa meshkujt për shkak të ndryshimeve në temperaturën trupore, të cilat kushtëzohen nga ndryshimi i nivelit të hormoneve gjatë ciklit menstrual.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INDONEZI/ Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Sumatrën
Previous article "TË REKRUTUAR NGA SHËRBIMET E INTELIGJENCËS"/ 2 rusët dhe ukrainasi erdhën me mision sekret në Shqipëri. Ja çfarë thuhet në dosjen e prokurorisë

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT