• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INCIDENTI NË GRAMSH/ Peleshi: Po e trajtojmë me seriozitet, jetojmë në rajon delikat
Home
Politikë

INCIDENTI NË GRAMSH/ Peleshi: Po e trajtojmë me seriozitet, jetojmë në rajon delikat

22 August, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi sot se po e trajtojnë me seriozitet ngjarjen e Gramshit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, Peleshi tha se institucionet kanë vepruar në kohë dhe siç duhet.

Ministri tha se Shqipëria ndodhet në një rajon delikat, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që ngjarja mund të ketë qenë për të tërhequr vëmendjen nga ndonjë skenar tjetër.

“Ngjarjet e fundit nuk janë të zakonshme. Të gjitha institucionet kanë vepruar në kohë dhe siç duhet. Dua t’ju konfirmoj se jemi të përgjegjshëm dhe seriozë në trajtimin e ngjarjes së Gramshit.

Ka disa nivele klasifikimi të pronave të ushtrisë, baza dhe ish uzinave. Ato që janë të klasifikuara nuk është e lehtë, madje e pamundur të aksesohen. Kemi edhe shumë sajte të tjera që i kanë përkitur dikur industrisë ushtarake që janë të vizitueshme, por për sa kohë janë në administrim të ushtrisë, vizita duhet të bëhet me leje.

Ne nuk kemi st industry ushtarake. Ato nuk janë aktive. Ka aktivitet sporadik të demontimit të armëve të ndryshme. Do të thotë thjeshtë shkatërrimi. Aktiviteti I tyre ishte vitin e kaluar. E njëjta gjë është edhe për Policanin. Aty nuk prodhohen më lëndë plasëse, por asgjëësohen lëndë plasëse të ndryshme.Vazhdojnë të ruhen nga personali ushtarak.

Kjo nuk e revalitizon më shumë ngjarjen në Gramsh. Kemi të bëjmë me një grup të huajsh. As nuk kanë tentuar ta vizitojnë atë pronë me leje, por kanë tentuar të hyjë në të, njëri ka kapërcyer rrethimin dhe ka reaguar dhunshëm. Sado që unë solla një pasqyrë të vërtetë larg ekzagjerimeve të politikë, nga ne po trajtohet me seriozitet.

Kemi të bëjmë me tre të huaj që kishin goxha ditë në Shqipëri. Edhe për shkak se mund të jetë edhe ngjarje s’na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar në Gramsh, por mund të kenë pasur qëllim të devijojnë vëmendjen nga një skenar tjetër. Ne jetojmë në një rajon delikat”, tha Peleshi. /

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HETIMI DO TË BËHET I PLOTË"/ Çuçi për rastet në Gramsh e Poliçan: Po marrim parasysh çdo skenar...
Previous article MARRËVESHJA BËRTHAMORE/ Irani akuza SHBA-së: Po bllokojnë negociatat

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat Aktualitet

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT