• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMI NDAJ USHTARËVE NË GRAMSH DHE DYSHIMET PËR SPIUNAZH/ Zbardhet plani i qeverisë. Peleshi: E dinim! Rusët po i vëzhgonim
Home
Breaking News

SULMI NDAJ USHTARËVE NË GRAMSH DHE DYSHIMET PËR SPIUNAZH/ Zbardhet plani i qeverisë. Peleshi: E dinim! Rusët po i vëzhgonim

22 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi dje për mediat se dy rusët dhe ukrainasi të arrestuar ditën e shtunë ishin vënë nën vëzhgim prej disa ditësh. Ai u shpreh se edhe nëse janë apo jo blogerë kemi të bëjmë me një vepër penale nga ana e tyre pasi sipas tij kanë sulmuar dy ushtarakët shqiptarë, duke rrezikuar t’i shkaktojnë dëmtime. Duke u ndalur te situata gjeopolitike në rajon dhe në botë, ministri i Mbrojtjes tha për gazetarët se incidenti nuk mund të trajtohet si një rast i zakonshëm dhe se kanë të drejtë të dyshojnë për spiunazh, pasi çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake dyshohet si spiun.

“Ka pasur informacion edhe para se të ndodhte ngjarja. Kanë qenë në vëzhgim. Janë mbledhur të gjithë informacionet, edhe këto që thoni ju. Nuk mund të komentoj nëse janë blogerë. Megjithatë, blogerë apo jo blogerë ngjarja ka dhunë brenda. Bëhet fjalë për dhunim, futje në një institucion në mënyrë të paautorizuar. Ne e trajtuam me shumë seriozitet. Nuk mund të kalojë si një incident i zakonshëm, por ne nuk mund të nxitohemi të nxjerrim konkluzione, por gjithsesi fakti që është reaguar dhunshëm nga këta shtetas të huaj na bën të jemi më të vëmendshëm për ta hetuar deri në fund. Tani janë në pyetje dhe hetim që të tre shtetasit e huaj që si e thashë mbajnë pasaporta ruse dhe ukrainase. Është jo normale që ngjarje të tilla t’i trajtojmë sikur të ishte politika lokale e ditës. Sepse këto janë kritike sidomos edhe deklarime sidomos të faktorëve politikë, deklarime të institucioneve shtetërore vërehen, analizohen, komentohen dhe mund të kthehen edhe në një problem shumë më të madh se vetë ngjarja”, u shpreh Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes bëri me dije se për shkak të dhunës së ushtruar ndaj dy ushtarakëve, ngjarja në uzinën e Gramshit nuk mund të konsiderohet si incident civil. Ministri Peleshi tha se dyshojnë për spiunazh, megjithatë do të priten hetimet e disa agjencive ligjzbatuese shqiptare që po trajtojnë këtë episod.

“Nuk mund të them nëse janë blogerë apo jo. Kemi të bëjmë me një ngjarje se ka dhunë brenda. Janë futur në një ambient ku nuk duhet të lejohet të futen. Kemi të drejtë të dyshojmë për spiunazh, pasi çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh”, tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes njoftoi se qeveria ka në plan të rivendosë në punë uzinat e armëve. Ai u shpreh se për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim dhe shtoi se ka qenë një lëvizje e mirë që industria e prodhimit të armëve nuk është shuar përfundimisht.

“Për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim. Kemi bërë mirë që nuk e kemi shuar përfundimisht industrinë tonë. Po mendojmë për t’i rivendosur në punë këto uzina. Me ambasadat nuk komunikon Ministria e Mbrojtjes. Nuk duhet të minimizohet as të shkaktohet asnjë lloj paniku, sepse Shqipëria dhe Kosova është e sigurt. Agjencia jonë e inteligjencës ka qenë pranë ngjarjes”, tha Peleshi.

Incidenti në uzinën e armëve në Gramsh ndodhi të shtunën, kur njëri prej rusëve i quajtur Mikhail Zorin 24 vjeç kaloi rrethimin dhe hyri në perimetrin e ndaluar të uzinës. Atij iu kërkua verifikim nga dy ushtarakët roje, por këta të fundit u sulmuan me neuroparalizues. Megjithatë, arritën ta ndalonin 24-vjeçarin. Ata kanë pretenduar se janë turistë dhe blogerë, por autoritetet shqiptare kanë dyshime për spiunazh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BISEDIME TË AVANCUARA/ Partizani pranë transferimit të futbollistit shkodran
Previous article VËMËNDJE! 3 këshilla që do t’ju ndihmojnë të flini më mirë kur keni dhimbje shpine

s.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT