• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET ME KINËN VAZHDOJNË/ Tajvani pret një tjetër delegacion të SHBA-së
Home
Nderkombetare

TENSIONET ME KINËN VAZHDOJNË/ Tajvani pret një tjetër delegacion të SHBA-së

22 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka pranuar të hënën një tjetër delegacion nga Shtetet e Bashkuara, teksa tensionet me Kinën vazhdojnë të jenë të larta. Eric Holcomb, guvernator i shtetit amerikan, Indiana, ka arritur në Taipei për vizitë katërditore.

Vizita e tij vjen pas udhëtimeve që kanë realizuar zyrtarë të lartë amerikanë në këtë vend, përfshirë udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Këto vizita kanë tensionuar Kinën, e cila kundërshton kontaktet zyrtare të Taipeit me shtetet tjera. Tajvani është ishull që vetëqeveriset prej vitit 1949, por Kina e konsideron të sajin. Si përgjigje ndaj vizitës së Pelosit, Kina ka zhvilluar disa ditë stërvitje të mëdha ushtarake. Tsai e ka theksuar në bisedë e sipër me Holcombin se, SHBA-ja dhe Tajvani janë aleatë kyçë për ekonomi në rajonin e Indo-Paqësorit.

“Tajvani është përballur me kërcënime ushtarake nga Kina, në dhe rreth Ngushticës së Tajvanit. Në këtë moment, aleatët demokratikë duhet të qëndrojnë së bashku dhe të rrisin bashkëpunimin në të gjithë fushat”, ka thënë Tsai. Holcomb ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë së Tajvanit, për të lehtësuar biznesin dhe tregtinë bilaterale, ashtu sikurse bashkëpunimin shkencor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SERBIA KA QËLLIM VETËM TË FRIKËSOJË"/ Presidenca e Kosovës reagon pas deklaratave të Aleksandër Vuçiç: Presion i stilit të Milosheviçit...
Previous article KËMBIMI VALUTOR/ Me sa shitet dhe blihet dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT