Udhëheqësi rajonal i emëruar nga Rusia ka deklaruar se Ukraina ka sulmuar përmes dronëve, flotën ruse të Detit të Zi në qytetin e Sevastopolit.
Sipas tij, ky sulm pason një varg sulmesh ndaj forcave dhe instalimeve ruse në gadishullin e aneksuar këtë muaj.
Një video tregoi më herët tymin që ngrihej nga zona në Sevastopol ku është vendosur flota ruse e Detit të Zi. Guvernatori i instaluar nga Rusia, Mikhail Razvozhayev, hodhi poshtë se këto sulme përbënin kërcënim për rusët.
Ai tha se mbrojtja ajrore e flotës ishte aktivizuar dhe droni ukrainas ishte shkatërruar.
“Nuk ka pasur dëme të konsiderueshme dhe askush nuk është lënduar”.
Disa sulme me dronë janë raportuar në Krime ditët e fundit, duke përfshirë një në një bazë ajrore pranë Sevastopol të enjten dhe një tjetër në port të premten. Në fillim të muajit, nëntë avionë rusë u shkatërruan në një sulm në bazën ushtarake ruse në Saky, në bregun perëndimor të Krimesë. Pamjet në mediat sociale në atë kohë treguan turma turistësh rusë duke ikur nga një vendpushim aty pranë.



