• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
JO VETËM RRITJA E ÇMIMEVE/ Por dhe mungesa e fuqisë punëtore mund të ketë ndikim të madh tek buka!
Home
Ekonomi

JO VETËM RRITJA E ÇMIMEVE/ Por dhe mungesa e fuqisë punëtore mund të ketë ndikim të madh tek buka!

20 August, 2022 s.autor Ekonomi

Përveç shtrenjtimit të lëndëve të para, mungesa e fuqisë punëtore është ndër problemet madhore për të gjithë sektorët e ekonomisë.

Emigrimi i lartë i popullatës mbetet një nga faktorët kryesorë të mungesës së fuqisë punëtore. Prodhuesit e bukës gjithashtu janë të shqetësuar se mungesa e specialistëve të përgatitjes së brumit mund të sjellë shumë shpejt në Shqipëri tendencën e prodhimit të industrializuar të bukës.

“Problemin e punëtorëve po e vuajmë sepse shqiptarët nuk duan të punojnë në vendin e tyre. Kemi rritur pagat dhe përkujdesjen ndaj punëtorëve.

Mendoj se shqiptarët janë ende të lidhur me psikozën e viteve ‘90 për t’u larguar nga vendi, ndërkohë që furrat e bukës kanë nevojë për specialistë, si në furra buke, ashtu edhe në pastiçeri. Në 900 furra në Budapest, administratorë dhe sipërmarrës janë shqiptarët e Kosovës.

Gjithashtu specialistë të brumit nga vendi ynë po emigrojnë në Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe Greqi. Por mungesa e fuqisë punëtore mund të sjellë industrializimin e prodhimit të bukës. Ne nuk e duam mekanizimin e saj, pasi nuk është në traditën tonë.

Ky sistem do të kërkonte linjë të re prodhimi, do të kërkojë dhoma frigoriferike, do të kërkojë më tepër kosto prodhimi. Përveç kësaj Shqipëria do të humbasë një traditë, atë të prodhimit të bukës në kushte artizanale”, u shpreh Gëzim Peshkopia, kryetari i Shoqatës së Brumërave dhe Pastiçerive.

Për periudhën 2021-2022, çmimi i bukës është rritur 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të vitit të kaluar ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë.

Në mesin e muajit mars, çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë. Ndërsa çmimi në 120 lekë ka nisur të tregtohet në rrethet si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda, për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti.

Gëzim Peshkopia, kryetari i Shoqatës së Brumërave dhe Pastiçerive, thotë se rritja e çmimeve të bukës masive deri në 120 lekë ka qenë individuale, ku në shumë furra të tjera çmimi nuk ka ndryshuar, duke amortizuar koston te marzhet e fitimit, me qëllim ruajtjen e ekuilibrit mes prodhimit dhe konsumit.

“Ashtu siç reflektohet ka një zgjatje të situatës së vështirë të çmimeve që nisi që nga pandemia e Covid-19 dhe u bë edhe më problematike me fillimin e luftës, duke përcjellë edhe ndikime psikologjike.

Për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para, çmimet janë rritur nga disa biznese, ndërsa në të tjera nuk ka pasur rritje. Disa furra buke kanë amortizuar fitimet, për të mos prekur konsumatorin. Furrat e bukës janë prekur më shumë nga rritja e çmimit të miellit, vajit, margarinës, majasë dhe karburantit.

Për të përballuar shtrenjtimin e çmimit të karburantit, furrat e bukës kanë kufizuar lëvizjet, duke bërë vetëm lëvizje të planifikuara. Ndërkohë konsumi është rritur, jo vetëm në qytetet e bregdetit, por edhe në zonat e tjera”, pohoi ai./MONITOR

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË MILOT/ Makina del nga rruga, ndërrojnë jetë dy pasagjerët, plagoset rëndë shoferi
Previous article VRASJA HORROR/ Zjarrfikës dhe zhytës, kërkime në kanalin ku u gjet trupi i copëtuar i Shefki Kurtit në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT