• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJENDET KUDO/ Dëllinja e kuqe është thesari shërues i Shqipërisëm ja çfarë duhet të dini
Home
Shëndet

GJENDET KUDO/ Dëllinja e kuqe është thesari shërues i Shqipërisëm ja çfarë duhet të dini

19 August, 2022 s.autor Shëndet

Dëllinja mund të krahasohet me një thesar të çmuar vlerash për organizmin.

Kokrrat e saj janë përdorur gjerësisht për të detoksifikuar organizmin, përmirësuar tretjen, paraqitjen e lëkurës dhe jo vetëm. Në botë gjenden disa lloje të dëllinjës, por jo të gjitha janë të ngrënshme.

Ekspertët e AgroWeb.org theksojnë se një nga kokrrat më të shëndetshme janë ato të kuqe që mbajnë emrin Juniperus Phoenicea. Dëllinja e kuqe rritet kryesisht në rajonin e Mesdheut, përfshirë Shqipërinë, Qipron, Egjiptin, Greqinë, Italinë, Libanin, Marokun, Turqinë dhe Portugalinë.

Ajo konsiderohet si një bimë e rrezikuar nga zhdukja dhe shumë shkencëtarë kanë kërkuar hapa konkretë për mbrojtjen e saj.

Përdorimet e dëllinjës së suqe në mjekësinë popullore:

Përdorimi i dëllinjës së kuqe në mjekësinë popullore është regjistruar për herë të parë në Egjipt në vitin 1500 para erës sonë. Asokohe, dëllinja e kuqe është përdorur kundër dhimbjeve muskulare dhe të stomakut.

Gjethet e dëllinjës së kuqe janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren kundër diabetit, diarresë, reumatizmës dhe sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes. Në vende të tjera mesdhetare dhe të Lindjes së Mesme, bronkiti dhe artriti kurohen me banja me avull duke përdorur dëllinjën e kuqe.Për më tepër, dëllinja e kuqe përdoret me sukses edhe kundër infeksioneve urinare dhe edemës së lëkurës.

Nga ana tjetër, substancat e dëllinjës së kuqe eliminojnë gazrat dhe kurojnë dhimbjet dhe shtrëngimet e stomakut.

Dëllinja e kuqe, thesar antioksidantësh

Dëllinja e kuqe është kthyer së fundmi në subjekt studimesh të ndryshme veçanërisht për praninë e lartë të antioksiantëve.

Deri më tani, shkencëtarët kanë konfirmuar se antioksidantët tek dëllinja e kuqe luajnë një rol të jashtëzakonshëm mbrojtës, kurues dhe regjenerues për mëlçinë.

Këto antioksidantë tek dëllinja e kuqe mbrojnë organizmin nga dëmet e stresit oksidues dhe qelizat nga radikalet e lira.

Vajrat esencialë

Nga ana tjetër, vajrat esencialë të Juniperus phoenicea pengojnë aktivitetin e enzimave të diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës.

Lëngu i kokrrave të kuqe dhe vaji i gjetheve është gjithashtu i fuqishëm kundër qelizave të dëmshme.

Në Enciklopedinë Farmaceutike Të Gjermanisë, shkruhet se çaji i kokrrave të dëllinjës së kuqe është efikas jo vetëm për tretjen, oreksin por edhe për fryrjet në stomak.

Si ta përgatisni

Nëse dëshironi të përgatisni çaj, zieni një filxhan me ujë dhe merrni një lugë çaji me kokrra dëllinje të thërrmuara dhe lërini së bashku për 5 minuta përpara se ta pini. Këtë lëng mund ta pini tre herë në ditë për një muaj.

Kujdes! Përdorimi afatgjatë i kokrrave të dëllinjës mund të shkaktojë irritime dhe dëmtime në veshka, sepse dëllinja praktikisht sforcon veshkën. Kjo është arsyeja përse dëllinja rekomandohet për 30 ditë çdo 4-5 muaj./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SUNNY HILL FESTIVAL"/ Vjen në Tiranë Dj me famë botërore
Previous article "M'BANE PIS..."/ Shoku i Madrit Ulqinakut tregon si nisi sherri që përfundoi në tragjedi

s.autor

Postime të ngjashme

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve Shëndet

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT