• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA E BBC: Lufta mes tyre nuk ka mbaruar ende. Si mund ta ndalë Liz Cheney drejt Shtëpisë së Bardhë Donald Trumpin
Home
Nderkombetare

ANALIZA E BBC: Lufta mes tyre nuk ka mbaruar ende. Si mund ta ndalë Liz Cheney drejt Shtëpisë së Bardhë Donald Trumpin

18 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Donald Trump tha se votuesit republikanë e dërguan Liz Cheney-n në “harresë politike” me humbjen e saj dërrmuese në zgjedhjet paraprake përballë kandidates avokate që mbështeti ish Presidenti. Por jo aq shpejt, dhe ka një mënyrë se si një nga kritikët më të mëdhenj të ish-presidentit mund ta lëndojë atë nëse ai rikandidon në zgjedhjet e vitit 2024.

BBC shkruan në një analizë botuar më 18 gusht për parashikimin e një momenti rilindjeje për establishmentin republikan.

Ndoshta është një çudi e kohës, por humbja e Liz Cheney vjen në një moment kur qendra e politikës amerikane duket gati për rilindje. Dhe ajo mund të jetë pjesë e kësaj.

Fjalimi i Cheney-t kishte të gjitha shenjat e një njoftimi për kandidimin presidencial.

Të mërkurën, kur u pyet nëse do të kandidonte për presidente në vitin 2024, Cheney tha për NBC: “Ky është një vendim që do të marr në muajt e ardhshëm… është diçka për të cilën po mendoj”.

Siç duhet ta dijë vetë Cheney, nuk ka shpresë se ajo mund të mposhtë Donald Trump në nominimin republikan në 2024 (nëse ai zgjedh të kandidojë përsëri).

Ajo ka “djegur” shumë ura lidhjeje me miliona mbështetës të Trump.

Por mundja e vetë Trumpit nuk është ajo që ka rëndësi për Cheney.

Ajo e ka bërë të qartë se planifikon të jetë pjesë e një koalicioni dypartiak, qëllimi i të cilit është të sigurojë që ai të mos mbajë më kurrë postin e Presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Një mënyrë do të ishte t’u drejtoheshim republikanëve periferikë, veçanërisht grave, të cilat mund të jenë në pararojën e qëndrimit dhe dëshirës që ish-presidenti të vijë sërish në krye të vendit.

Si një politikane që nuk ka folur kurrë shumë për gjininë, Cheney ka bërë një përpjekje të dukshme kohët e fundit për të folur për gratë.

Ajo ka folur për guximin e tyre që kanë dëshmuar në trazirat e 6 janarit, duke i krahasuar ato me burrat që nuk folën.

Në seancën e saj të fundit ajo zgjodhi të vishte një xhaketë të bardhë, ngjyrën e sufrageteve amerikane.

Gjatë fushatës në Wyoming, ajo ka folur drejtpërdrejt për nënat dhe vajzat.

Ajo duket se po përgatitet pothuajse të ketë ndikim tek votueset gra në fushatat e ardhshme.

Nëse Trump do të ishte kandidati nga republikanët, Cheney mund të ishte “gjembi” në krahun e tij, potencialisht duke hequr vota të mjaftueshme në periferi të Filadelfias, dhe Atlanta dhe Phoenix, që mund të bëjnë një ndryshim në shtetet e fushëbetejës.

Pavarësisht adhurimit që Cheney po merr sot nga demokratët, ajo është një republikane konservatore, kundër abortit, e cila ka votuar me Donald Trump 93% të rasteve kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Është e qartë se Liz Cheney nuk po planifikon të tërhiqet në heshtje. Ajo ka një mision.

Në pamje të parë, duket një mision i pamundur.

Kokë më kokë, ajo nuk mundi dot Donald Trump, i cili është shumë më popullor se ajo.

Por nëse misioni është vetëm ta ndalojë atë, atëherë ndoshta nuk është aq e pamundur në fund të fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MESHKUJ E KENI MENDJEN TE BIKINI NGA MUNGESA E SEKSIT"/ Shqipe Hysenaj: Goca, mos e kini zili bukurinë time
Previous article "VJEN ERA TRADHËTI"/ Bora Zemani niset me pushime, por s'e lënë rehat (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT