• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PËRFSHI NË KONFLIKT KU U VRA 33-VJEÇARI NË ELBASAN/ Publikohen pamjet e arrestimit të të riut! I gjendet…
Home
Aktualitet
Kronikë

U PËRFSHI NË KONFLIKT KU U VRA 33-VJEÇARI NË ELBASAN/ Publikohen pamjet e arrestimit të të riut! I gjendet…

18 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Panorama.al ka siguruar momentin e arrestimit të 18-vjeçarit Ejden Dino i cili ishte i përfshirë në konfliktin e çastit dje në Elbasan që përfundoi me vrasjen e 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku.

Gjatë kontrollit fizik të policisë, atij iu gjet një thikë dhe një dorezë metalike. Sëbashku me dy persona të tjerë me iniciale H.P. dhe K.S., Ejden Dino u përfshi në një konflikt verbal me Madrit Ulqinakun mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen “Kongresi”.

Më pas, shtetasi H.P. ka dalë nga lokali ku ka pritur Ulqinakun i cili po i drejtohej makinës së tij.

Në atë moment, 18-vjeçari e ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

VIDEO

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë me armë zjarri 33-vjeçari.

Vihet në pranga një 18-vjeçar, i përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë 33-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes dhe një person tjetër i përfshirë në konflikt.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit, për motive të dobëta, të ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. U., 33 vjeç, banues në Elbasan, grupi hetimor pas hetimeve paraprake të kryera , ka zbardhur ngjarjen.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit H. P., 18 vjeç, E. D., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin M. U. Më pas, shtetasi H. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit M. U., i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe të atyre të DVP Elbasan , si dhe falë krehjes së zonës dhe kontrolleve me shërbime të shumta policie, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, shtetasit:

-E. D., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike.

Vijon puna intensive nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI ME DY VIKTIMA/ Alibeaj: Shteti është dorëzuar përballë krimit, përgjegjësia është e kryeministrit...
Previous article DY VIKTIMAT E ATENTATIT NË VLORË/ Njëri subjekt i OFL-së, ndërsa 37-vjeçari pas 3 vitesh në arrati u kap 5 muaj më parë nga “Shqiponjat” me pistoletë

s.autor

Postime të ngjashme

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

AKSIDENTI TRAGJIK KU HUMBËN JETËN NËNË E BIR/ Publikohen PAMJE nga përplasja FATALE në Greqi Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK KU HUMBËN JETËN NËNË E BIR/ Publikohen PAMJE nga përplasja FATALE në Greqi

"HUMBA GJITHÇKA"/ Gruaja dhe djali i ndërruan jetë në aksidentin tragjik, flet kryefamiljari: Po shkonin në punë por… Aktualitet

"HUMBA GJITHÇKA"/ Gruaja dhe djali i ndërruan jetë në aksidentin tragjik, flet kryefamiljari: Po shkonin në punë por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT