• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HAPJA E DOGANËS PËR EKSPORT, DO SILLTE…”/ Berisha takohet me fermerët: Qeveria mban qëndrim armiqësor ndaj bujqësisë në vend
Home
Politikë

“HAPJA E DOGANËS PËR EKSPORT, DO SILLTE…”/ Berisha takohet me fermerët: Qeveria mban qëndrim armiqësor ndaj bujqësisë në vend

18 August, 2022 s.autor Politikë

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi të zhvilluar sot me fermerët, për të folur për problematikat me të cilat haset bujqësia në vendin tonë, tha se qeveria mban qëndrim armiqësor ndaj bujqësisë në vend.

Ai u ndal edhe tek një nga pikat e Ballkanit të Hapur, hapja e doganës për eksportet bujqësore, teksa tha se do të falimentojë fermat shqiptare.

“Bujqësia është sektori i cili në të gjitha produktet e saj, meriton dhe ka të domosdoshëm subvencionin. Subvencioni në Shqipëri nuk është një humbje financiare por është një histori fitimi për të gjitha palët. Është histori fitimi sepse ai që merr subvencionin ndihmohet për një sukses më të madh dhe të garantuar. Mëkëmbja e tij është në interes direkt jo vetëm i familjes por shoqërisë në tërësi. Është në interesat e mbarë shoqërisë. Prodhimi, eksporti janë faktorë të rëndësishëm në krijimin e balancave për një ekonomi të qëndrueshme. Ka një rëndësi shumë të madhe, është një sektor i madh punësimi.

Në mënyrë absurd, kjo qeveri mban një qëndrim armiqësor ndaj fermerëve. Nuk është term i ashpër. Nëse në sistemin fiskal ndëshkon fermerët, sillet si pushtues. Nuk sillet si institucion i ligjit, nuk respekton ato parime që janë të domosdoshme për një shtet ligjor. Ndërprerja e subvencioneve është njëra anë. Por ajo e vendos fermerin shqiptar në kushte krejtësisht të pabarabarta me fermerët e vendeve përreth.

Taksimi i njëanshëm me TVSH-në, përbën një ndëshkim tjetër madhor për fermerët, mungesa e stimulit është një akt tjetër i papërgjegjshëm. Hapja e doganave dhe kryesisht tani që flitet në kuadrin e Ballkanit të Hapur, do shënojë falimentimin e fermave tona. Vetëm brenda një viti janë rritur 250% importet e bujqësisë nga Serbia. Subvencionet aktuale për fermerët e ish-Jugosllavisë kanë qindra herë më të mëdha, se ato thërrimet që mund të kenë marrë fermerët shqiptarë, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUFTË E FRIKSHME..."/ Artan Hoxha reagon për vrasjet e fundit: Krimi i organizuar ka ndryshuar hierarki. Shteti, një agjenci funerale që…
Previous article ATENTATI NË VLORË/ “BMW” eci paralel me “BENZ-in” dhe e bëri shoshë me 60 plumba, identifikohen dy viktimat

s.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT