• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Zbulohen fotot e servisit ku u kap “Alfa Romeo” tek Çapjat. Kush e çoi policinë? Dumani apo vëllai i Muçës?
Home
Breaking News

PAMJET/ Zbulohen fotot e servisit ku u kap “Alfa Romeo” tek Çapjat. Kush e çoi policinë? Dumani apo vëllai i Muçës?

17 August, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbulohen fotot e servisit, ku policia kriminale e Elbasanit gjeti dhe sekuestroi një automjet tip “Alfa Romeo” ngjyrë e zezë me dy dyer, i cili rezultonte i vjedhur në qytetin e Kavajës.

Dyshimet se ky mjet mund të përdorej në vrasje, janë shtuar dhe nga fakti se ishte vjedhur në Kavajë, pikërisht në zonën e vendbanimit të Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të SPAK, që u ka treguar prokurorëve një marrëveshje bashkëpunimi me Çapjat, për të vrarë Sokol Sanxhaktarin.

Servisi aktualisht është provë e familjes së Fejzulla Çapjas, babait të Florenc Çapjas.

Ky i fundit rezulton si person në kërkim me dy masa sigurimi “arrest në burg”, për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në Gusht 2012 dhe planin e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Më parë kjo pronë i përkiste Bledar Muçës, i vrarë në muajin janar 2022 në qytetin Antverp të Belgjikës. Muça e përdorte si servis dhe parkim për shitjen e automjeteve. Ndërsa mësohet se 8 muaj më parë, përpara se të vritej, ai ja kishte dhuruar këtë pronë, Fejzulla Çapjas.

“Ora News” mëson se ky i fundit, ambjentet e servisit ja kishte lënë me qira një personi tjetër, që në Elbasan thiret me emrin “Rori”. Por përdorimi i ambjenteve të servisit, nuk është shoqëruar me një kontratë qiraje mes dy palëve, qiradhënësit dhe qiramarrësit.

“Rori” e ka përdorur pronën vetëm pak muaj dhe më pas është larguar nga këto ambjente, duke zhvendosur biznesin e tij në një hapësirë tjetër në Elbasan.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën dhe servisin tjetër të “Rorit”, por nuk është gjendur asnjë send i paligjshëm. Në pyetje është marë dhe “Rori”, por më pas është lënë i lirë.

Siç duket dhe në foto, servisi ka mbetur në mëshirë të fatit dhe këto ambjente nuk përdoreshin për momentin.

Prona ishte në administrim të familjes së Fejzulla Çapjas, dhe ndodhet shumë pranë lokalit ku ndodhi masakra e 3 shkurtit të vitit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona, Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli dhe u plagosën 8 persona, mes tyre dhe Fejzulla Çapja.

Brenda në servis policia gjeti makinën “Alfa Romeo” ngjyrë të zezë të vjedhur në Kavajë, ndërsa jashtë godinës së ambjentit të servisit, në rrethimin e jashtëm, në disa ferra, u gjet dhe një kapele policie.

Ndërkohë gjatë kontrollit, të makinës është gjetur dhe një plumb i vetëm.

Policia ka ngritur dyshime të forta se makina e vjedhur ishte sistemuar në pronën e Çapjave, me qëllim për të kryer vrasje. Makina besohet se ka qëndruar prej më shumë se 1 vit e gjysëm në atë servis, dhe dyshohet se mund ti përkiste edhe Bledar Muçës, personit të vrarë në Belgjikë. Të paktën një version të tillë kanë dhënë pronarët e servisit në polici.

Bashkëpunëtori i prokurorisë së posaçme SPAK, Nuredin Dumani, u ka treguar prokurorëve se kishte takuar në zonën e “Krastës” në Elbasan, Florenc Çapjan, Ervis Korçarin dhe Bledar Muçën, duke biseduar me ta për një pazar me qëllim vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.

Sipas Dumanit, Çapjat i kishin ofruar shifrën 200 mijë euro për të kryer këtë vrasje.

Ndërsa në bashkëbisedim e sipër për të kryer këtë punë, Bledar Muça, Ervis Korçari dhe Florenc Çapja, kishin marrë përsipër të siguronin armët dhe makinën që do përdorej në krim, por edhe informacion mbi lëvizjet e Sanxhaktarit.

Ky është dyshimi më i fortë që ka ndikuar në çuarjen e policisë së Elbasanit sërish tek pronat e Florenc Çapjas, duke ushtruar kontroll në banesë dhe në ambjentet e servisit të familjes së tij.

Por një tjetër dyshim është se policia kriminale mund të ketë marrë sinjale denoncimi nga Gentian Muça, vëllai i Bledar Muçës, i cili prej disa muaj është në konflikt të hapur me Fejzulla Çapjan dhe djalin e tij, për çështjen e pronave dhe mosmarëveshjeve të tjera.

Këto mosmarëveshje janë shoqëruar me konflikte verbale dhe fizike, duke përfunduar me kallëzime në prokurori.

Zbulohen fotot e servisit ku u kap “Alfa Romeo” tek Çapjat. Kush e çoi policinë? Dumani apo vëllai i Muçës?Zbulohen fotot e servisit ku u kap “Alfa Romeo” tek Çapjat. Kush e çoi policinë? Dumani apo vëllai i Muçës?Zbulohen fotot e servisit ku u kap “Alfa Romeo” tek Çapjat. Kush e çoi policinë? Dumani apo vëllai i Muçës?Zbulohen fotot e servisit ku u kap “Alfa Romeo” tek Çapjat. Kush e çoi policinë? Dumani apo vëllai i Muçës?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET VRASJA NË SARANDË/ Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi
Previous article "MA FAL MUA..."/ Yll Limani ka një kërkesë për Elgit Dodën, ky i fundit nuk e kursen batutën

F.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT