• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDAL NË AUSTRALI/ Ish-kryeministri, Scott Morrison akuzohet nga parlamenti për akte diktatoriale, u vetëemërua…
Home
Nderkombetare

SKANDAL NË AUSTRALI/ Ish-kryeministri, Scott Morrison akuzohet nga parlamenti për akte diktatoriale, u vetëemërua…

17 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ish-kryeministri australian, Scott Morrison nuk pranon të japë dorëheqjen e kërkuar nga parlamentarët vendas pas publikimit të fakteve se ai kishte marrë fshehurazi drejtimet e disa ministrive përgjatë mandatit të tij si kryeministër. Vendimi për të drejtuar disa ministri, përpos postit si kryeministër është marrë gjatë periudhës së pandemisë dhe Morrison e mbrojti veten duke e cilësuar aktin e tij si “të nevojshëm” në “kohë të jashtëzakonshme”.

Zbulimet shkaktuan bujë në publik dhe te kolegët e tij, ku njëri prej tyre e quajti sjelljen e tij si “diktatoriale”. Morrison u bë ministër i përbashkët për portofolet e shëndetësisë, financave, thesarit, punëve të brendshme dhe burimeve nga marsi 2020-ës deri në maj të 2021-it. Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, Morrison mbrojti vendimin e tij duke thënë se ai “kishte vepruar për interesin kombëtar në kohë krize” në rast se një ministër do të ishte i infektuar me Covid-19.

“Unë besoja se ishte e nevojshme të kishim autoritet, të kishim ato që në fakt ishin kompetenca emergjente, të ushtroheshim në situata ekstreme,” tha ai. Ai shtoi se nuk kishte vepruar kurrë si ministër pavarësisht se ishte betuar fshehurazi për ato poste.
“Unë nuk udhëzova asnjë departament dhe nuk kisha juridiksion për kryerjen e ndonjë prej çështjeve, me të cilat ministrat po merreshin në baza ditore”, tha ai.

Kur u pyet se pse ai nuk kishte bërë të ditur zgjerimin e portofoleve për kabinetin apo publikun e gjerë, ai argumentoi se ekzistonte rreziku që të keqkuptohej gjithçka në lidhje me kompetencat shtesë që mori përsipër. “Unë mendoj se kishte një rrezik të madh që ato kompetenca mund të keqinterpretoheshin dhe keqkuptoheshin, gjë që do të kishte shkaktuar ankth të panevojshëm në mes të një pandemie” tha ish-kryeministri australian. Morrison ka qenë nën kritika intensive ditët e fundit nga ish-kolegët e tij, përfshirë edhe anëtarët e partisë së tij. Gjithashtu, reagime të ashpra kanë ardhur edhe nga opinioni publik.

 

 

Ministri aktual i thesarit, Jim Chalmers tha se Morrison kishte “prirje diktatoriale” dhe i bëri thirrje udhëheqësit të koalicionit Peter Dutton që të dënojë veprimet e tij. Nga ana tjetër, Kryeministri aktual Anthony Albanese e cilësoi Morrison-in “një plehrë të paprecedentë të demokracisë sonë”. Lajmi doli në dritë pasi dy gazetarë të Neë Corp shkruan se kryeministri i atëhershëm i kishte caktuar vetes ato role, të cilat më pas i kishte përmendur në një libër të botuar prej tij për mënyrën sesi u përballua situata në Australi përgjatë periudhës së pandemisë. Disa ministra, përfshirë ministrin e atëhershëm të financave, Mathias Cormann thuhet se nuk ishin në dijeni se po ndanin kompetencat me zotin Morrison.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUTHJE DHE PËRQAFIME PARA 18 MIJË VETAVE/ Noizy kujton “armiqësinë” me Stresin: Turp, ka qenë një tjetër person…
Previous article PARANDALOHET ATENTATI NË LEZHË/ Në pranga një vajzë dhe i përfshiri në vrasjen e një polici

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT