• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PLOTË/ Në fillim i ekzekutoi dy fëmijët pastaj gruan, telefonata e autorit me burrin: Ta vrava familjen. Si ndodhi masakra në Mal të Zi
Home
Rajon

E PLOTË/ Në fillim i ekzekutoi dy fëmijët pastaj gruan, telefonata e autorit me burrin: Ta vrava familjen. Si ndodhi masakra në Mal të Zi

13 August, 2022 F.autor Breaking News, Rajon

Mali i Zi u trondit dje nga një ngjarje e rëndë, ku 34-vjeçari Vuk Boriloviç, nga Cetinja ka vrarë 10 bashkëqytetarë dhe ka plagosur 6 të tjerë në qendër të Prijestonicës. Sipas mediave malazeze, të cilat kanë bërë edhe një përshkrim të lëvizjve të autorit, si fillim
Gjatë dramës së përgjakshme në të cilën vrau edhe dy fëmijë të mitur, Boriloviçi ka vrarë dy fëmijët e mitur të familjes që kishte strehuar me qira në banesën e tij, 11 dhe 9 vjeç, dhe më pas kishte ekzekutuar nënën e tyre. Po ashtu, ai ka hapur zjarr me pushkë gjuetie edhe ndaj fqinjëve, shërbimeve të urgjencës mjekësore, policisë, apo dhe kalimtarëve.

Sipas autoriteteve, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ai është qëlluar për vdekje nga një bashkëqytetar me inicialet N.K.
Boriloviç refuzoi të dorëzohej tek autoritetet e zbatimit të ligjit, edhe pse ishte i rrethuar.

VIKTIMAT

Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviç hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau 11-vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre – Natasha Pajović Martinovic e cila po qëndronte në dritare.
Pasi i vrau, ai përmes telefonit njoftoi babain e tyre, Millosh Martinoviqin dhe i tha: “Unë vrava edhe familjen tënde dhe timen”, raporton Vijesti. Ndërkohë, në intervalin e 45 minutave të ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai vrau 7 persona të tjerë dhe 6 gjashtë.

Autoritetet shpjeguan se pas vrasjes së Martinoviçit, ai hyri në shtëpinë e fqinjit, Danijela dhe Dimitrije Drecun, të dy të moshuar dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun, 32 vjeç. Në prag të derës ka vrarë edhe djalin e tyre Rajko Drecun, 56 vjeç, i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat. Po ashtu mësohet se Boriloviç vrau edhe fqinjin e tij Milan Mitroviç, 37 vjeç, e më pas dajën e tij Goran Gjurishiç, 54 vjeç, dhe më pas, duke zbritur në rrugë, vrau fqinjët Aleksandra, 52 vjeç dhe Danijela Radunoviç, 51 vjeç.
Më pas Boriloviç, i armatosur me dy fishekë dhe një pushkë në dorë, u kthye në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tij I.J dhe i tha atij të dilte jashtë. Mediat malazeze raportojnë se 34-vjeçari plagosi edhe katër fqinjë të tjerë, Sllavica Zvicer, Filip Gjurkoviç, Mileva Ramadanoviç dhe Darinka Çelebiç , si dhe policin Ljubisha Maksimoviç, i cili po përpiqej ta neutralizonte. Ndërkohë, ishte pikërisht Neno Kaluđerović, një fqinj ai që ekzekutoi autorin.

 

 

Qendra Klinike e Malit të Zi bëri të ditur mbrëmë se tre nga të plagosurit janë operuar dhe janë vendosur në Repartin e Mjekimit Intensiv.
Mister ngelet fakti se çfarë e shtynë Boriloviçin që të kryente aktin brutal. Në lidhje me masakrën e rëndë reagoi dhe kryeministri Dritan Abazoviç. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Kryeqytetit të Cetinjës”, tha Abazoviç.

3 DITË ZIE NË MAL TË ZI
Qeveria e Malit të Zi ka shpallur tri ditë zie për tragjedinë e ndodhur dje në Cetinja.
Në përputhje me Vendimin e Qeverisë, ditët e zisë janë të shtunën, të dielën dhe të hënën, përkatësisht datat 13, 14 dhe 15 gusht 2022. Me rastin e zisë treditore, në përputhje me Ligjin për simbolet shtetërore dhe ditën e shtetësisë, qeveria njoftoi se flamujt do të vendosen në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore dhe objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Çfarë po ndodh me agjentët sekret të Vladimir Putin? U ofrohet tetëfishi i pagës por…
Previous article U ARRESTUA PAS 5 VITESH ARRATI/ Gjykata merr vendimin për ish shefin e policisë së Dhërmiut

F.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT