• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Putin dhe Erdogan takohen për të dytën herë brenda muajit
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Putin dhe Erdogan takohen për të dytën herë brenda muajit

5 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet më 5 gusht me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, në vendin turistik Soçi, në Detin e Zi.

Ky është takimi i dytë mes tyre në më pak se një muaj. Ata u takuan më 18 korrik.

Përfundimi i luftës në Ukrainë dhe perspektiva e një inkursioni turk në Siri pritet të dominojnë bisedimet mes liderëve.

Erdogani ka arritur një sukses diplomatik me ndihmën për arritjen e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të rifilluar dërgesat e grurit ukrainas nëpër Detin e Zi.

Udhëheqësi turk është munduar të përdorë marrëdhëniet e tij të mira edhe me Ukrainën edhe me Rusinë për të luajtur rol në përfundimin e luftës së nisur nga Kremlini më 24 shkurt.

Inkursioni i planifikuar ushtarak i Ankarasë për të sulmuar forcat kurde në Sirinë veriore do të jetë gjithashtu në krye të axhendës, njoftoi transmetuesi shtetëror turk TRT.

Moska, e cila ka mbështetur presidentin Bashar al-Assad në luftën civile në Siri, kohët e fundit e kishte këshilluar kundër një ofensive të tillë.

Ankaraja i sheh trupat kurde siriane të mbështetur nga SHBA-ja, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), një grup terrorist dhe dyshon se janë të lidhura me kryengritësit vendas.

Një ofensivë turke në veri të Sirisë është pezulluar që nga viti 2019 pas dy marrëveshjeve të armëpushimit të ndërmjetësuara nga Uashingtoni dhe Rusia.

Sipas Kremlinit, shitja e mundshme e dronëve luftarakë pa pilot nga Turqia anëtare e NATO-s, në Rusi është gjithashtu në axhendë.

Ushtria ukrainase ka përdorur dronët Bayraktar kundër forcave ruse që nga fillimi i pushtimit në shkurt./ REL

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SKAFI HYRI ME SHPEJTËSI TË MADHE DHE MË NDAU NGA VAJZA"/ Zbardhet dëshmia e babait të 7-vjeçares: Ja si ndodhi tragjedia
Previous article "VRASËSI JO PROFESIONIST"/ Ekzekutimi i shqiptarit në Itali, dy pyetjet që po ‘mundojnë’ hetuesit

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT