• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VRASËSI JO PROFESIONIST”/ Ekzekutimi i shqiptarit në Itali, dy pyetjet që po ‘mundojnë’ hetuesit
Home
Aktualitet
Kronikë

“VRASËSI JO PROFESIONIST”/ Ekzekutimi i shqiptarit në Itali, dy pyetjet që po ‘mundojnë’ hetuesit

5 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Për të gjetur vrasësin e Shefki Kurtit, 72-vjeçarit shqiptar që u gjet i copëtuar në Itali, hetuesit duhet t’i përgjigjen dy pyetjeve: Pse dhe ku u vra i moshuari?

Por gjithashtu ku e copëtoi vrasësi kufomën e 72-vjeçarit shqiptar të gjetur në Adigetto më 28 korrik.

Inspektimet e ekspertëve të mjekësisë ligjore vijojnë, ndërsa shtëpia e shqiptarit në Badia Polesine është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në banesën e cila ndodhte në via Ghirardini 78, sipas burimeve nga grupi hetimor, po kërkohen gjurmë gjaku.

Pas një kontrolli fillestar, ushtarët e Risit do të kthehen sërish për të bërë kontrolle të tjera.

Hetuesit po kërkojnë gjurmë gjaku pasi copëtimi i një trupi kërkon gjakderdhje të madhe. Është e pamundur që vrasësi të pastronte vendin e ngjarjes nëse trupi do të ishte copëtuar atje ku u gjetën gjymtyrët.

Duket se vrasja nuk është kryer nga një profesionist. Kufoma e gjymtuar u gjet disa ditë pas zhdukjes së 71-vjeçarit më 24 korrik.

Vrasësi as nuk u përpoq të hiqte qafe pjesët më të dallueshme të viktimës, siç bëjnë zakonisht vrasësit me përvojë. Aq sa u gjet koka dhe dukej qartë edhe një tatuazh në lëkurën e të moshuarit, elementë që lejuan menjëherë të afërmit ta njihnin.

Megjithatë mbetet ende mister vendi i saktë ku është kryer një vrasje kaq e tmerrshme.

Sipas dëshmisë së fëmijëve, Alketa dhe Arben, Shefkiu nuk kishte armiq.

Por, sipas hetuesve italianë dikush, në realitet, duhet ta ketë urryer shumë Shefki Kurtin, deri në atë pikë sa ta vrasin pa mëshirë, duke bërë trupin copa-copa dhe më pas duke e hedhur në kanal me shpresën se nuk do të gjendej kurrë.

Autopsia duhet të zbulonte edhe armën e vrasjes si dhe atë të përdorur për copëtimin e trupit. Duke pasur parasysh prerjet e pastra, mund të jetë një sharrë rrethore.

Hetuesit po gërmojnë jetën e viktimës dhe familjes së tij dhe financat e 71-vjeçarit, të cilat rezultojnë se janë mesatare. Pra, pyetja që po i mundon hetuesit është se cili do të ishte motivi që armatosi dorën vrasëse?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Putin dhe Erdogan takohen për të dytën herë brenda muajit
Previous article TRAGJEDIA E HIMARËS/ Dëshmia e Arjan Tase: Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën tjetër, do kisha vrarë familjen time

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT