• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË HIMARË/ Sonila Meço: Në këtë vend nuk ia vlen më të jetohet, kini kurajon e paturpësinë t’ua thoni fëmijëve tuaj
Home
Sociale

TRAGJEDIA NË HIMARË/ Sonila Meço: Në këtë vend nuk ia vlen më të jetohet, kini kurajon e paturpësinë t’ua thoni fëmijëve tuaj

3 August, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Sonila Meço është revoltuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë.

Ajo thotë se në këtë vend nuk ia vlen më të jetohet.

“Se më flet njeriu në shpirt para se të më flasë gazetarja dhe racionaliteti më është shkartisur e ndoshta kulluar në fund të mendimit…

Kur i tregon “skandalin” shqiptarëve me një qese plehrash braktisur mbi një gur a e di Ministrja gjendjen e sigurisë në turizmin shqiptar? Që po shkaktohen masakra në breg nga mungesa e rregullave, funksionimit të strukturave, rojeve bregdetare?

A zbriti ndonjëherë me të njëjtin vrull indinjate të kontrollonte se si garantohet jeta e pushuesve që i numëron me krenari a thua se Joni, Adriatiku, rëra, mali, peshku në det, flora e fauna janë asete të ministrisë që i solli sapo u emërua në atë detyrë?

Çfarë masash mbrojtëse e parandaluese mungojnë o Drejtor në strukturat e tua që duhet të garantojnë jetë, siguri e mbarëvajtje në tokë e det, por edhe breg?

Se po vrasin e masakrojnë njerëz të pafajshëm dhe nuk dimë më cili është misioni i institucionit që drejtoni? Të mbroni a të vrisni popull? Të mbillni siguri a drogë?

Po si nuk u ndjeve o Ministër për çdo punonjës policie që mbush rreshtat e kronikës së zezë si vrasës me paramendim? Vriten punonjësit e rendit mes vedi, vrasin të afërm, vrasin të pafajshëm, plagosin njerëz që duhej t’i mbronin me duart e veta, u gjendet drogë në çdo kat shtëpie, astar xhepash dhe organizojnë edhe trafikun.

Jo një, po tre herë kockat e pushuesve u shkërmoqën nën peshën e tmerrshme të gomoneve që u hyjnë pa asnjë pengesë njerëzve në çadra.

Sot makabriteti arriti shfrenimin katastrofal, nuk ka logjikë, vetkontroll, durim e arsye t’i rezistojë shkulmit të shpirtit që sheh trupin e njomë të një 7 vjeçareje të përpihet nën një gomone pushuesi (jo pushtuesi) në mes të një plazhi të shumfrekuentuar.

Zot jepi forcë, fuqi, kurajo herkuliane prindërve të përballojnë gjëmën, por edhe shqiptarëve t’ju ndalin në marrëzinë e shkatërrimit të çdo nocioni shtetëror, të përdhosjes së çdo rregulli, ligji, neni kushtetues e morali shtetar, të talljes e fyerjes që i bëni popullit duke u dalldisur si adoleshentë të vonuar nëpër festa e para aparateve fotografikë.

Kjo quhet karma, karma për shkelmin që i keni vënë njerëzores, shtetares dhe morales, por nuk ka asnjë mekanizëm psiqik, moral, fetar, spiritual të ngushëllojë ndërgjegjen kur ajo ju kthehet me “kurban” një krijesë engjëllore 7 vjeçare.

Dhe mos guxoni të thoni “mos politizoni”, a të krahasoni llojin e krimeve në dy epoka, por sot takoni fëmijët tuaj, shihini në sy, prekjuani fytyrën dhe si prind kini kurajon, paturpësinë e pamëshirën t’u thoni: ky është vendi ku ia vlen të jetohet”, shkruan ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARJAN TASE LËVIZTE ME ARMË NË BREZ JASHTË SHTËPISË/ A iu bë testi i alkoolit dhe i drogës policit që vrau me skaf 7-vjeçaren?
Previous article VRAU VOGËLUSHEN ME SKAF/ Arjan Tase mund të dënohet me gjobë, ose deri në 5 vite burg

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT