• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI? Shqiptari shkon për punë, por i thyen dhëmbët me lopatë italianit
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË NDODHI? Shqiptari shkon për punë, por i thyen dhëmbët me lopatë italianit

30 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptar ka sulmuar një italian pasi shkoi tek shtëpia e këtij të fundit për të folur për punë. Por situata u agravua dhe shqiptari mori në dorë një lopatë me të cilën goditi në fytyrë 44-vjeçarin italian. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe me 3 dhëmbë të thyera.

Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi në Ancona, jashtë shtëpisë së italianit. Sipas asaj që kishin shkruar mediat, shqiptari kishte shkuar tek shtëpia e 44-vjeçarit për të përmbyllur një marrëveshje pune. Por gjithçka shkoi keq! Ata u zunë dhe pas sherrit shqiptari mori lopatën në dorë dhe rrahu 44-vjeçarin.

Ky i fundit nuk mundi të reagonte, por kanë qenë të bërtiturat e tij që bënë fqinjët të lajmëronin policinë. Pas kësaj, shqiptari u arrestua. Ndërkohë italiani ndodhet në spital ku përveç 3 dhëmbëve në tokë, do duhet të qëndrojë edhe për 25 ditë në spital.

Ngjarja

Ishte pak pas orës 19:00 kur shqiptari u shfaq jashtë shtëpisë së 44-vjeçarit italian në via Ascoli Piceno. Takimi ishte planifikuar me qëllim marrëveshjen për një punë, por ka shpërthyer një sherr për shkaqe ende të paqarta.

Në atë moment, viktima – ka parë shqiptarin duke u ngjitur mbi portën e shtëpisë, i cili më pas e ka sulmuar duke e goditur me grushte. Menjëherë pas kësaj, ai kapi një lopatë dhe e goditi në fytyrë dhe në shpinë. Të bërtiturat e viktimës për ndihmë  bënë që agresori të largohej menjëherë. Fqinjët thirrën policinë dhe një patrullë gjurmoi dhe arrestoi sulmuesin. Viktima u dërgua në spital për trajtim dhe mjekët zbuluan se kishte humbur tre dhëmbë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U FOTOGRAFUAN NË CLUB NATËN QË PERFORMOI REPERI AMERIKAN/ Ja kush është arsyeja që bëri bashkë Mozzik dhe Era Istrefin
Previous article E RËNDË/ Gruaja rrëfen tmerrin: Burri më mbajti për 17 vjet të lidhur në shtëpi bashkë me fëmijët

s.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec

E DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Erisa Fero përfiton nga amnistia penale Aktualitet

E DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Erisa Fero përfiton nga amnistia penale

LIROHET NGA BURGU ME AMNISTINË PENALE/ I dënuari: Nuk më lanë të takoja fëmijën për dy vite Aktualitet

LIROHET NGA BURGU ME AMNISTINË PENALE/ I dënuari: Nuk më lanë të takoja fëmijën për dy vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT