Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Brazil, pasi një grua tregoi për mizoritë dhe vuajtjet që ka kaluar së bashku me dy fëmijët e saj për 17 vite, nga burri i saj.
Familja mbahej e mbyllur në një shtëpi në lagjen Guaratiba, në perëndim të Rio de Janeiro nga kryefamiljari sipas policisë.
Sipas mediave, burri i kishte thënë gruas që do të dilte vetëm kur të ishte e vdekur, ndërsa e dhunonte atë së bashku me dy fëmijët e tyre.
Mësohet se ata kishin 23 vite të martuar. Pasi u shpëtua, gruaja u tha autoriteteve se tre anëtarët e burgosur të familjes ndonjëherë qëndronin pa ushqim për tre ditë dhe se ishin abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht.
Shtëpia në të cilën ata mbaheshin mbyllur ishte gjithashtu e shkatërruar, me shumë pak ndriçim, sipas fotove të publikuara nga policia. Dy fëmijët e rritur ishin të lidhur, dhe të uritur kur u gjetën. Ata janë të moshës 19 dhe 22 vjeç.
“Kur pamë gjendjen e dy fëmijëve, menduam se ata nuk do të kishin mbijetuar edhe një javë,” tha një nga banorët vendas.
Pasi u shpëtuan, të tre u dërguan menjëherë në spital për shkak të dehidrimit dhe kequshqyerjes.
Zyra e Punëve të Brendshme të Policisë Civile ka hapur një hetim se pse familja nuk u shpëtua më herët, pasi doli se një informacion për situatën e familjes u bë për herë të parë në vitin 2020.


