• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI NË PORTIN E ODESËS/ Zelensky akuzon rusët për barbarizëm: Nuk iu besohet për marrëveshje
Home
Nderkombetare

SULMI NË PORTIN E ODESËS/ Zelensky akuzon rusët për barbarizëm: Nuk iu besohet për marrëveshje

24 July, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për barbarizëm pas një sulmi me raketa në portin e Odesës.

Mrrëveshja historike për të rifilluar eksportet e drithërave të Ukrainës, e nënshkruar nga palët, duket se është shkelur nga rusët.

Moska nuk ka komentuar mbi sulmin dhe Kievi ka thënë se përgatitjet janë ende duke u zhvilluar për të rifilluar eksportet e grurit, pavarësisht shkeljes së dukshme.

Por të shtunën, presidenti Zelensky tha se kjo ilustron se si Moskës nuk mund t’i besohet që t’i përmbahet marrëveshjes.

Ai u zotua të bëjë gjithçka që është e mundur për të blerë sisteme të mbrojtjes ajrore të aftë për të rrëzuar raketa të tilla në të ardhmen.

Ukraina është një eksportues kryesor i drithit, por për shkak të luftës, rreth 20 milion ton drithë janë bllokuar në portet e saj, në pamundësi për t’u larguar për shkak të forcave ruse.

Kjo ka çuar në mungesa ushqimore dhe rritje të çmimeve në të gjithë Afrikën, e cila zakonisht varet nga Ukraina dhe Rusia për grurin.

Sipas marrëveshjes së së premtes, Rusia ra dakord të mos synonte portet. Por vetëm disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy raketa Kalibr goditën portin e Odesës, sipas qendrës së komandës jugore të ushtrisë ukrainase. Dy raketa të tjera u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALEN SULMET/ Kievi me strategji të re, civilëve u kërkohet të heshtin mbi përparimet në front
Previous article AKSIDENT I FRIKSHËM NË MILOT-THUMANË/ Trafikndarësja çan në dysh mjetin, shoferi në gjendje të rëndë

s.autor

Postime të ngjashme

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s Botë

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT