• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA PAS NDJEKJES ME DRON NGA POLICIA/ Lirohet pas disa ditësh vrasësi në Vlorë (ARSYEJA)
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA PAS NDJEKJES ME DRON NGA POLICIA/ Lirohet pas disa ditësh vrasësi në Vlorë (ARSYEJA)

24 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Vlorës ka liruar shtetasin Hair Breshanaj, i arrestuar të shtunën për një vrasje me thikë të ndodhur në vitin 1998.

“Në vijjm të operacionit policor të koduar “Vrina”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhërit të ri të prokurorisë datë 23.07.2022, ora 20:00, për lënien të lirë të shtetasit Hair Breshanaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë konstatoi parashkrimin e dënimit me burgim të caktuar, ndaj këtij shtetasi. Shtetasi Hair Breshanaj është lënë në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Por, kush është 62-vjeçari dhe si u kap nga policia pas ndjekjes me këmbë dhe dron?

Mësohet se 62 vjeçari Hair Breshanaj, prind i dy fëmijëve, prej rreth 15 vitesh banonte në fshatin Vrinë. Bënte një jetë të mbyllur dhe i pa ekspozuar në fshat, madje shumë prej tyre edhe nuk e njihnin.

Po ashtu mësohet që ai prej disa vitesh shkonte në Greqi për të punuar. Në të gjitha rastet ai nuk ka qenë i pajisur me dokumente për në shtetin grek. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim 22 vite më parë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar atë me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi për motive të dobëta ka vrarë me thikë Nustret Nanaj.

Policia e Sarandës, kishte disa ditë që survejonte lëvizjet e tij. Sot pas informacionit se ku ndodhej 62 vjeçari Hair Breshanaj, policia e Komisariatit Sarandë në bashkëpunim edhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat e DVP Vlorë, vunë në zbatim operacionin e koduar “Vrina”. Operacioni ka nisur rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm.

Fillimisht, 62-vjeçari u kërkua në këmbë, pasi u mor vesh se i shumëkërkuari nuk ndodhej në banesë, u vu në lëvizje edhe droni për të zbuluar saktë vendndodhjen e Breshanaj.

Ai u kap në një mal afër lumit në kufi me Greqinë, ku ai merrej me kullotje të disa krerëve lopë. Mësohet se pas thirrjes së policisë se ishte i arrestuar nuk ka bërë fare rezistencë, ndërsa është dorëzuar menjëherë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Relacioni sekret: Gjovalin Papleka me sëpatë dhe Sokol Drrasati me dinamit, rrëzuan bustin e Enver Hoxhës dhe...
Previous article LË SOT DETYRËN/ Meta mesazh shqiptarëve: Ishte nder t’i shërbeja vendit, uroj më të mirën për kombin tonë

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT