• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Do marrim hak deri në fund”, kushuriri i dy grave që u MASAKRUAN kërcënon vrasësin
Home
Aktualitet
Kronikë

“Do marrim hak deri në fund”, kushuriri i dy grave që u MASAKRUAN kërcënon vrasësin

18 January, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

Trupat e dy motrave nga Lezha, të vrara nga bashkëshorti i njërës prej tyre në Zvicër, kanë mbërritur në vendin e lindjes, nëntë ditë pas ngjarjes së rëndë.

Alma Frroku, 38 vjeçe, dhe Elda Frroku, 31 vjeçe, e cila kishte shkuar nga Franca për të vizituar motrën e saj me rastin e festave të fundvitit, do të përcillen për në banesën e fundit gjatë ditës së sotme.

Nga Aeroporti i Rinasit, trupat u dërguan drejt lagjes “Xhenio”, aty edhe ku ndodhet shtëpia e prindërve të tyre. Familjarët dhe të afërmit, të tronditur për humbjen e tyre, ende nuk janë në gjendje të japin një shpjegim për atë që ka ndodhur.

Besmir Frroku, djali i xhaxhait të viktimave, duke folur për vrasjen e dyfishtë nga bashkëshorti i Almës, Rruzhdi Buzhala, 54 vjeç nga Kosova, ngre supet kur vjen puna për motivin.

Besmiri tregon se ka qenë për vizitë në familjen e tyre gjatë festave të fundvitit dhe nuk ka vërejtur asnjë mosmarrëveshje në çift, që mund të çonte drejt një akti të tillë.

“Dhimbja për familjen tonë është e madhe, veç urojmë që Zoti të na japë forcë për ta përballuar. Ne nuk ishin në dijeni të ndonjë konflikti, që të kishte përmasa të tilla, pasi unë vetë kam qenë në Zvicër për pushime këtë fundvit, isha edhe për drekë dhe nuk konstatova asnjë problem që mund të kishin ata si çift në familje, ndaj nuk di t’i jap as emër e as shpjegim asaj që ka ndodhur”, shprehet ai.

54- vjeçari Buzhala u arrestua menjëherë nga Policia zvicerane pak pasi kishte qëlluar për vdekje me thikë gruan e tij dhe kunatën.

Familja e dy vajzave në Lezhë thotë se ia lë gjithçka në dorë drejtësisë duke përjashtuar mundësinë e një hakmarrjeje të mundshme.

“Familja jonë ka shprehur vendimin e arsyeshëm për t’ia lënë drejtësisë dhe zotit për të gjykuar mbi autorin dhe sigurisht, ne nuk kemi qenë dhe nuk jemi për hakmarrje” thotë Besmir Frroku.

Për të sjellë trupat e dy motrave në vendlindje, familjarëve u kanë ardhur në ndihmë disa familje zvicerane që jetonin pranë 38-vjeçares Alma Frroku, qeveria e këtij vendi si dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

“Gjej rastin të falënderoj disa familje zvicerane, qeverinë zvicerane dhe Ministrinë e Jashtme për ndihmën e dhënë për të na lehtësuar dhimbjen, me sjelljen në Shqipëri të dy motrave tona në një kohë shumë të shpejtë”, shprehet djali i xhaxhait të dy viktimave.

Pritet që autoritetet zvicerane të mbyllin hetimet për të hedhur më shumë dritë mbi atë që ndodhi në Zvicër, më 8 janar.

Motra e Almës, Elda kishte shkuar nga Franca në Zvicër për të vizituar motrën e saj me rastin e festave të fundvitit, por gjeti vdekjen e dhunshme së bashku me të motrën, në rrethana ende të paqarta.

Rezultati i autopsisë ka zbuluar se 38-vjeçarja ka ndërruar jetë nga një goditje e vetme me thikë, ndërsa motra e saj, Elda, kishte tri plagë në pjesën e gjoksit.

Autori, 54-vjeçari Buzhala, i cili la të vdekura në vend dy motrat duke i qëlluar me një thikë kuzhine, mësohet se jetonte me pension invaliditeti dhe Alma Frroku ishte gruaja e dytë pasi më parë ishte divorcuar nga gruaja nga Kosova.

/panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Jom mo e mirë se t'gjitha këto me radhë", Ija e Besit merr flakë nga FOTO
Previous article Stoltenberg: Zgjidhja e kontestit të emrit i hap dyert Maqedonisë për në NATO

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT