• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Stoltenberg: Zgjidhja e kontestit të emrit i hap dyert Maqedonisë për në NATO
Home
Rajon

Stoltenberg: Zgjidhja e kontestit të emrit i hap dyert Maqedonisë për në NATO

18 January, 2018 Redaktor1 Rajon

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë fjalimit të tij në Parlamentin e Maqedonisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, para deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë ka dalë me porosi të qartë se “në selinë e NATO-s ka ende vende të lira për flamuj të rinj, dhe se Maqedonia është e mirëpritur”.

Stoltenberg megjithatë ka theksuar se këtij synimi të Maqedonisë, duhet t’i paraprijë zgjidhja e kontestit që ka Maqedonia me Greqinë për çështjen e emrit.

“Gjatë ditës së djeshme në Nju Jork u bë edhe një hap i madh, jam i inkurajuar për hapat e ndërmarr dhe ju inkurajoj që të shkoni para. Megjithatë, anëtarësimi në NATO është më shumë se zgjidhja e çështjes së emrit. Vendet që aspirojnë të anëtarësohen në NATO, kërkohet nga ta dhe përmbushja e reformave. Ju përgëzoj për përpjekjet, posaçërisht planin 3-6-9”, ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg duke nënvizuar seriozitetin me të cilin strukturat udhëheqëse të shtetit, duhet t’u qasen reformave të definuara në planin e Qeverisë, të njohur si plani 3-6-9, që kanë të bëjnë me gjyqësorin.

Stotelberg njëherësh e ka quajtur si hap shumë të rëndësishëm, siç ka thënë “miratimin e i Ligjit për gjuhët javën e kaluar”.

“Miratimi i Ligjit për gjuhët ishte hap i rëndësishëm. E vërejmë avancimin në sferën e përgjegjësisë dhe transparencës. Duhet të vazhdojnë reformat edhe në gjyqësor. Shpresojmë të shohim avancim në reformat në sistemin zgjedhor dhe mediat. Të gjithë kanë përgjegjësi. Me rëndësi është që jo vetëm të sillen ligje, por edhe të jeni vend i lirë dhe demokratik, ku do të respektohet e drejta. Këtu rol ka edhe opozita”, ka theksuar Stoltenberg.

Diplomati i lartë i NATO-s ka theksuar se me rëndësi të veçantë është qasja e opozitës ndaj të gjitha proceseve të rëndësishme, përballë të cilave ndodhet Maqedonia si shtet, duke theksuar rendësin e konstruktivitetit të opozitës dhe sektorit civil.

Në Parlament kanë marrë pjesë dhe deputetët e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së, të cilët për një kohë të gjatë janë duke bojkotuar punimet e institucionit ligjvënës.

Derisa Stoltenberg mbante fjalim në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë, dhjetëra qytetarë protestuan para Parlamentit, kundër arritjes së çfarëdo kompromisi që nënkupton ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë.

Protestuesit para Parlamentit të Maqedonisë, mbajnë pankarta në duar, ku shkruan “Ne jemi Maqedonia”
REL
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Do marrim hak deri në fund", kushuriri i dy grave që u MASAKRUAN kërcënon vrasësin
Previous article Lazio dedikim special për Strakoshën: "Nuk ka frikë nga asgjë dhe di gjithmonë ku të vendoset mes dy shtyllave"

Redaktor1

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT