• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKEMA E INCENERATORËVE/ Kryemadhi: SPAK nuk jep informacion për statusin e Engjëll Agaçit dhe Armando Subashit! Të moshuarit po përdoren…
Home
Politikë

SKEMA E INCENERATORËVE/ Kryemadhi: SPAK nuk jep informacion për statusin e Engjëll Agaçit dhe Armando Subashit! Të moshuarit po përdoren…

18 July, 2022 s.autor Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi në konferencët për mediat se ka shprehur hapi pse SPAK nuk ka asnjë informacion zyrtar për kryetarin e Bashkisë së Fierit Armando Subashi i kallëzuar për aferën e Inceneratorëve.

Ajo tha se Subashi është zyrtari që ka rolin kyç për shpronësimin e paligjshëm të tokës ku është ndërtuar Inceneratori i Fierit.

“Duke shprehur edhe habinë, pse përshembull nuk ka nga organi akuzës asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallzuar zotin Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë Shqiptare, i cili ka një rol kyç në miratimin e paligjshëm të financimit me VKM të Kontratës Koncesionare të Inceneratorit të Elbasanit, duke vepruar në kundërshtim me njoftimin me shkrim që Agjensia Shtetërore APP i kishte bërë, duke e përcaktuar procedurën e ndjekur të paligjshme.

Kam shprehur habi, pse nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallëzuar Z.ARMANDO SUBASHI, zyrtar i cili ka një rol kyç në pagesën për shpronësimin e paligjshëm të tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, siç edhe vetë SPAK e ka konstatuar kur ka marrë masën e sigurisë ndaj personave nën hetim LEFTER KOKA, ALQI BLLAKO dhe PËLLUMB ABESHI. Pra, Z. SUBASHI ka sjellë dëmin ekonomik konkret në buxhetin e shtetit, me pagesën e kryer ndaj subjekteve që janë shpronësuar.

Duke mos harruar edhe faktin se është pikërisht Z.SUBASHI personi që ka vënë në dijeni Ministrinë e Mjedisit për kualifikimin e tokës (tokë truall apo arë) ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, fakt ky, i cili provon se Z. Subashi kishte dijeni për shkeljen”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo i kërkoi SPAK të hetojë edhe Inceneratorin e Tiraanës ndërsa shtoi se shqiptarët janë të shokuar si gra të moshuara janë përdorur për këto skema mafioze.

“Dhe, habia e radhës ka qenë pse nuk ka asnjë njoftim zyrtar informacion lidhur me hetimet apo subjektet e kallëzuara për Inceneratorin e Qarkut Tiranë. Në fakt deri më sot, në Tiranë ka vetëm një pikë grumbullimi të mbetjeve urbane, dhe nuk incenerohet asnjë kilogram mbetje.

I kam risjellë në vëmendje Prokurorisë Speciale se vetëm me një firmë individuale, Z. Erion Veliaj në komunikimin me Ministrinë e Mjedisit, ka ndryshuar fatin e Inceneratorit të Qarkut të Tiranës, duke dhënë dakordësinë pa Vendim të Këshillit Bashkiak për as më shumë dhe as më pak por plot 128 milionë euro.

Në fakt habia e madhe nuk qëndron vetëm tek unë si kallëzuese, por tek çdo qytetar shqiptar që sot paguan për koncesione që nuk kryejne shërbimin për të cilin janë dhënë. Të gjithë shqiptarët janë shokuar kur kanë parë sesi gra të moshuara, të pa mbrojtura, janë përdorur babëzisht si instrumente në këto skema mafioze për të vjedhur buxhetin e shtetit përmes mbetjeve urbane”, deklaroi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA QENË NË BURG..."/ Vjehrri shpërthen “live” ndaj ish-bashkëjetueses së të birit: Ish-burri jot ngacmonte seksualisht mbesën
Previous article MOMENTI EPIK/ Ermali bën keç me Amin gjatë pushimeve dhe video i shkriu të gjithë së qeshuri

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot! Politikë

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot!

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme Politikë

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT