• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA QË TRONDITI SHQIPËRINË/ Çfarë ndodhi dje në Fushë-Krujë, si u ekzekutuan në mes të ditës 3 të rinjtë
Home
Breaking News

MASAKRA QË TRONDITI SHQIPËRINË/ Çfarë ndodhi dje në Fushë-Krujë, si u ekzekutuan në mes të ditës 3 të rinjtë

18 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mbarë opinioni publik  është tronditur nga masakra që la të vdekur tre të rinj dje (17 Korrik) në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Brilant Martinaj, Dilen Vata dhe Arbër Hozha u ekzekutuan në makinën e tyre nga katër persona të panjohur.

Ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash. Sipas informacioneve autorët zbrazën rreth 80 plumba mbi makinën që ndodheshin viktimat.

Autorët janë larguar në drejtim të paditur ndërsa makina që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, u gjet e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes, në fshatin Larushk.

Brenda makinës u gjetën 3 armë, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 80 gëzhoja.

Autorët i kanë vëzhguar 3 të rinjtë.

Vendi i fundit ku është pikasur makina e 3 viktimave ishte aeroporti i Rinasit. Prej aty dyshohet se ka nisur edhe ndjekja e tyre. Autorët, të cilët janë 4 sipas policisë, i kanë mbajtur nën vëzhgim dhe i kanë zënë pritë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Vendi ku ndodhi ekzekutimi i të rinjve nuk ka kamera sigurie.

Tre nga autorët që lëviznin me një makinë “Volswagen Passat” kanë zbritur dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Janë rreth 80 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Policia gjeti në fshatin Larushkë një makinë të djegur e cila dyshohet se i përket autorë. Brenda makinës u gjetën edhe 3 armë të cilat janë përdorur për të ekzekutuar Martinaj, Hoxhën dhe Vatën.

Makina e viktimave, sipas burimeve të grupit hetimor ka marrë flakë nga breshëria e plumbave.

Si pasojë Martinaj dhe Hoxha u shkrumbuan brenda mjetit, ndërsa Vata kishte tentuar të largohej, por autorët e kthyen dhe e qëlluan duke e lënë të vdekur jashtë makinës.

Policia dhe RENEA kanë blinduar Larushkën dhe Niklën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Kush janë viktimat

Tre të rinjtë që mbetën viktimë e atentatit të sotëm në Fushë-Krujë ishin me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit, mëson gazetarja e Abc Xhensila Kodra.

Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe ishte me precedent kriminal, i dyshuar për veprën penale “vrasja e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje.”
Kujtojmë që Brilant Martinaj është kushëriri i Ervis Martinajt. Ai dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020.
Martinaj ka qenë edhe mik i ngushtë me reperin e njohur, Stresi. Gjithçka konfirmohet nga një video, ku djemtë shfaqen në një berberhane, shumë të qeshur së bashku.

Diklen Vata, 30 vjeç njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinaj dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Arbër Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe kishte lidhje të afërta shoqërore me Brilant Martinaj.

Ky i fundit dyshohet si autor i ekzekutimi të efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela në dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.

Asnjë nga krimet nuk është provuar.

Ndërsa Diklen Vata është kapur në shtator të 2017-ës me kokainë në Tiranë.

3 milionë lekë për “kokën” e autorëve

Policia e Shteti ka vënë 3 milionë lekë të reja në dispozicion të kujtdo që ka informacione lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës.

“Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERR NË AEROPORTIN E LAS VEGASIT/ 4 viktima nga përplasja e dy avionëve, shihni momentin kur njëri shkrumbohet nga flakët
Previous article LUFTA/ Ukraina: Rusia po përgatitet për fazën e re të ofensivës

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Digjen kazanë mbetjesh dhe përfshihen nga flakët 3 makina, DYSHOHET për... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Digjen kazanë mbetjesh dhe përfshihen nga flakët 3 makina, DYSHOHET për...

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

E TRISHTË/ Pa me sytë e tij sherrin mes djalit dhe një personi tjetër, babai 69-vjeçar humb jetën nga arresti kardiak (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Pa me sytë e tij sherrin mes djalit dhe një personi tjetër, babai 69-vjeçar humb jetën nga arresti kardiak (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT