Një 24-vjeçar në Vlorë ka humbur kontaktet me familjarët prej disa ditësh.
Ka qenë nëna e tij ajo që i është drejtuar policisë për të kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit.
“Më datë 14.07.2022, shtetasja R. Q., 60 vjeçe, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin B. Q., 24 vjeç, banues në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij”, bën me dije policia.


