• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI EUROPIAN/ Rama konferencë me Varhelyi-n: Shqipëria nuk ka më çfarë të bëjë përveçse të presë, të shohim “dritën jeshile”…
Home
Politikë

INTEGRIMI EUROPIAN/ Rama konferencë me Varhelyi-n: Shqipëria nuk ka më çfarë të bëjë përveçse të presë, të shohim “dritën jeshile”…

14 July, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Komisioneri europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi ka vizituar sot Shqipërinë ku pasditen e sotme është takuar me kryeministrin Edi Rama në Vlorë.

Në një konferencë të përbashkët, Rama thotë se Varhelyi do të flasë për procesin e integrimit të Shqipërisë, pasi sipas kreut të qeverisë, vendi ynë nuk ka më çfarë të thotë dhe tëbëjë.

Rama thotë se Shqipëria do vazhdojë të bëjë çdo gjë njësoj, sikur negociatat të ishin hapur që atëherë kur duhet të kishin nisur.

Rama: Sot u bë e mundur që një mik i çmuar, përveçse Komisioneri Europian për Zgjerimin, të vinte këtu, në pamundësi për të qenë me ne në ditën e çeljes së Bypassit në 7 korrik, që lidhej me domosdoshmërinë për të çliruar fluksin e makinave në fundjavë. Sot është një ditë shumë e bukur këtu. Është gjithmonë kënaqësi të ngjitesh për të shijuar këtë panoramë të mrekullueshme të VLorës. Është një ditë ku jam i bindur se komisioneri do mund të na thotë diçka më shumë lidhur me atë që ne presim dhe që është fillimi formal i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Unë nuk dua të zgjatem me këtë pikë, gjërat i kemi thënë dhe stërthënë. Aktualisht parlamenti i Maqedonisë së Veriut është mbeldhur për të miratuar, pas një debati të politizuar dhe padrejtësisht, atë që quhet propozimi francez. Përsa i përket Shqipërisë, nuk ka për të bërë asgjë më shumë se sa të presë. Të shohim dritën jeshile të ndezur më në fund.

Patjetër që do përsërisim të njëjtën gjë, që pavarësisht aspektit formal të procesit, ne do vazhdojmë përditë njësoj sikur negociatat të ishin hapur që atëherë kur duhet të ishin hapur, me reforma dhe investimet. Me financimet e garantuara falë planit ekonomik të investimeve që u çua përpara nga komisioni i ri.

Patjetër edhe me punën e përbashkët me qeverinë holandeze për t’u siguruar që të kemi propozime konkrete në samitin e madh të Pragës në tetor, lidhur me si mundet që komuniteti i ri të përkthehet në hapa konkret, komplementar, hapa që nuk e ndryshojnë anëtarësimin në BE. Po ju presim me një super diell në gjirin e Vlorës, me bindjen se do e shijoni këtë kënaqësi. Ju kaloj fjalën me të gjithë mirënjohjen për gjithçka keni bërë tani, dhe çdo gjë që do bëni me kokëfortësi hungareze që ju karakterizon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUNGOMARE ISHTE SHTEG DHISH"/ Çmimet stratosferike të hoteleve në Jug, Rama: Ka konkurrencë Mesdheu, mos ja fusni me top...
Previous article POROSITËN VRASJEN E KOMISARIT ARTAN CUKU/ Si u arrestuan në Greqi, Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci. A do të ekstradohen në Shqipëri?

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT