• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HARTA E GJYQËSORIT SJELL DEBAT TE LIGJET/ Manja-avokatëve: Bota po shkon drejt dixhitalizimit. Bushka: Pushoni, nuk jemi në kafe
Home
Politikë

HARTA E GJYQËSORIT SJELL DEBAT TE LIGJET/ Manja-avokatëve: Bota po shkon drejt dixhitalizimit. Bushka: Pushoni, nuk jemi në kafe

13 July, 2022 s.autor Politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar lidhur me bojkotin e avokatëve për sa i përket kundërshtisë që ata kanë me hartën e re gjyqësore. Mes të tjerash, Ulsi Manja deklaroi në seancën dëgjimore te komisioni i Ligjeve se harta është bazuar te ligji.

“Sa për protestën, grevë, nuk e di si ja kanë vënë emrin. Funksionimi i sistemit të drejtësisë, avokati ka rol kyç.

Nuk funksionon procesi pa avokatin, prandaj kur u bë reforma në drejtësi, magjistratit iu kufizua e drejta për bojkot. Avokatët e kanë të kufizuar të drejtën për grevë pavarësisht se janë të vetë organizuar.

E drejta e grevës është e kufizuar edhe për avokatët. Shumë shpejt do i drejtohem Kuvendit për të kufizuar të drejtën” tha Ulsi Manja.

Sipas ministrit të Drejtësisë, avokatët kanë shfuqizuar të drejtën për ndihmë juridike falas për qytetarët në nevojë.

Kjo solli reagimin e deputetëve të opozitës.

Debati:

Deputetët e opozitës: Po i kërcënoni

Bushka: Nuk jemi në kor këtu.

Çupi: Nuk jemi në riedukim.

Bushka: Atëherë silluni sikur nuk jeni në kafe.

Bushka: Nëse doni ta ktheni në kor unë e mbyll. Do të pushoni apo ta mbyll mbledhjen? Do ta ndërpres mbledhjen nëse nuk merrni masa për të garantuar qetësinë.

Duke iu përgjigjur akuzave për largësinë e qytetarëve me shkrirjen e gjykatave, Manja tha se bota po shkon drejt dixhitalizimit, ku pjesëmarrja fizike shumë shpejt do të zëvendësohet me praninë online.

“Ministri i Drejtësisë në darkë në 2007 shkriu 10 gjykata me një të “rame të lapsit” dhe i mbylli dhe në 2009 u kujtua për qëllime elektorale gjykatën e Përmetit. Problemi i stokut, nuk është vetëm problem shqiptar, edhe në vendet e BE-së ka probleme me stokun, por i kanë paraprirë me mekanizma ligjore me drejtësi alternative.
Në Firence, një nga mekanizmat për lehtësimin e stokut ka qenë ndërmjetësimi. Ne nuk i kemi dhënë shtysën e duhur, që të shqiptarët t’i mësojmë të mos shkojnë në gjithë në dyert e gjykatave. Shumë vende po na japin alternativën e drejtësisë dixhitale, në një të ardhme të afërt, palët do i drejtohen gjykatës pa qenë fizikisht në gjykatë” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMIGRACIONI NË AMERIKË/ SHBA njofton se do të dyfishojë vizat e punës, vendet që do përfitojnë
Previous article KLEDI ZBULON TË DASHURËN E RE TË PM/ Sarah është plotësisht dakord (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT