• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL VIDEO/ 200 euro për një aplikim, kush është policja që zhvat qytetarët në Tiranë, momenti kur iu merr paratë vëllezërve kosovarë
Home
Breaking News

DEL VIDEO/ 200 euro për një aplikim, kush është policja që zhvat qytetarët në Tiranë, momenti kur iu merr paratë vëllezërve kosovarë

13 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gruaja që shihni në këto pamje ushtron detyrën e operatores së zyrës së shërbimit ndaj qytetarëve në policinë e Tiranës. Quhet Erinda H. dhe është marrë e pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Sikurse dallohet në pamjet filmike, punonjësja e policisë merr para nga disa shtetas dhe BalkanWeb e News24 mësuan se ata ishin qytetarë nga Kosova dhe kishin aplikuar për marrjen e shtetësisë së Shqipërisë.

Shumën prej 200 eurosh, ajo e fut brenda një flete të zbardhë, të cilën e vendos mbi tastierën e kompjuterit. Hetimi për rastin nisi pas shqetësimit të ngritur pranë Shërbimit të Çështjeve dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme nga një shtetas i quajtur Mentor Muharremi, në lidhje me ecurinë e procedurave ligjore për përfitimin e shtetësisë shqiptare, pas apelimit nga ana e tij.

Ai ka shpjeguar se bashkë me të vëllanë janë paraqitur në drejtorinë e Tiranës, ku kanë dorëzuar dokumentet dhe punonjësja e policisë iu ka kërkuar 100 euro secilit, si pagesë për pranimin e aplikimit. 3 javë më vonë, është ankuar babai i tyre, për arsyet se përse pagesa nuk ishte pasqyruar në vërtetimin e lëshuar për dy djemtë e tij. Nga hetimet ka rezultuar se dy vëllezërit në fjalë ishin të përjashtuar nga një pagesë e tillë, për shkak të origjinës shqiptare të nënës së tyre.

Ndërkohë që në rastet kur duhej paguar një tarifë e caktuar nga aplikantët, ata ishin të detyruar të bënin derdhjen e shumës në një llogari të çelur në një bankë të nivelit të dytë. Nga hetimet e kryera nga prokurori Bledar Valikaj ka rezultuar se shumën prej 200 eurosh e ka përfituar në mënyrë të padrejtë punonjësja e policisë.

Kjo e fundit shfaqet në kamera, duke marrë paratë, ndërsa dy vëllezërit e kanë identifikuar atë si personin që iu kërkoi të paguanin tarifën, ndonëse ligjërisht ishin të përjashtuar prej saj. Në këto rrethana, punonjësja e policisë Erinda H., tashmë do duhet të përballet me drejtësinë për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT/ Ukraina përjashton çdo marrëveshje që mund t’i japë territore Rusisë
Previous article AKUZA/ Kushi reagon ndaj Vokshit: Isha unë që e padita

s.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT