Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas deklaratave të Presidentit, Ilir Meta në lidhje me aferën e inceneratorëve. Në një postim në rrejtët sociale, Manja shkruan se Meta vazhdon të ndotë dyqnjanë “ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor!” Sipas Manjës, diçka tjetër ia prish gjumin presidentit, Ilir Meta.
“Ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë, ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor! Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…”, shkruan Manja në Facebook.
Më herët gjatë ditës, përmes një deklarate për media nga institucioni i Presidencës, kreu i shtetit tha se ditën e djeshme u zbulua dhe një rast tjetër skandaloz në lidhje me inceneratorët, ku transaksione prej 5 deri në 6 milionë euro ishin kryer në emër të një gruaje që ka ndërruar jetë 5 vite më parë.
Meta i kritikoi institucionet për qëndrimin në raport me këtë aferë duke ngritur pikëpyetje mbi sistemin bankar që pranon firma nga njerëz që nuk jetojnë.
“Shohim një aferë që është poshtëruese për çdo qytetar të këtij vendi në këtë kohë krize kur duhet rritur mbështetja për qytetarët në nevojë. Shohim që askush nuk mban përgjegjësi. Prej vitesh bëhen veprime të tilla nga bankat. Çfarë është ky sistem bankar që pranon firma të tilla të njerëzve që nuk jetojnë apo jetojnë në azile. Ku është krimi ekonomik dhe institucioni i pastrimit të parave”, tha nder te tjera Ilir Meta.


