• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“OPOZITË E VARFËR…”/ Akademiku Fuga flet për protestën e 7 korrikut: Pakënaqësia ndaj qeverisë, nuk do të thotë…
Home
Sociale

“OPOZITË E VARFËR…”/ Akademiku Fuga flet për protestën e 7 korrikut: Pakënaqësia ndaj qeverisë, nuk do të thotë…

12 July, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Akademiku Artan Fuga ka komentuar protestën e 7 korrikut të organizuar nga ish-kryeministri SalI Berisha. Sipas tij, nuk është e nevojshme protesta për të treguar pakënaqësitë e popullit, pasi kjo mund të vihet re edhe tek votimet.

Fuga sjell në vëmendje zgjedhjet e 25 prillit për të cilën thotë se vetëm 25% e popullit ka votuar për qeverinë, ndërsa të paktën 50% nuk votuan fare.

Akademiku thotë se kjo tregon që të paktën 60-70% e popullsisë është e pakënaqur dhe kjo është demonstruar në protestë.

“Mendoj që pakënaqësitë janë shumë të përhapura. Njerëzit e pakënaqur janë në mënyrë masive, dhe unë personalisht nuk kam nevojë të shkoj në protestë, por mjafton të shikoj zgjedhjet e 25 prillit dhe them se kanë votuar 25% e popullsisë për qeverinë. Kjo do të thotë se 50% nuk kanë ardhur dhe as që duan t’ia dinë fare, dhe një pjesë që kanë votuar kundër.

Pra, 60-70% e popullsisë është e pakënaqur. Fakti që njeriu zhvendoset në bulevard për ta demonstruar pakënaqësinë dhe fakti është që kishte një popullim të mirë të bulevardit, do të thotë që jo vetëm pakënaqësia ishte, por edhe shpirti i protestës është. Por, një zë kundër qeverisë nuk përkthehet domosdo në një zë pro opozitës. Ka një energji, por jo në mënyrë automatike, sepse hyjnë edhe faktorë të tjerë” – tha Fuga.

Duke komentuar situatën e opozitës, Fuga thotë se ajo ende nuk e ka marrë veten nga kriza në të cilën ndodhet dhe se i nevojitet të dalë me kandidatura të reja.

“E para, kjo pakënaqësi e masave ka nevojë të përkthehet në modele politike, dhe unë shikoj që opozita është shumë shumë e varfër, edhe për shkak të defekteve të saj të rënda këto 10 vitet e fundit. E dyta, ka një braktisje totale të opozitës dhe drejtuesve të saj.

Opozita akoma nuk e ka marrë veten dhe nuk e di pse është e ngecur akoma, thotë që unë e mbush sheshin, por nuk bën modele të reja për shkollën, për arsimin, për ekonominë, etj. Nëse kjo nuk përpunohet si duhet, ajo pakënaqësia ngel si një ujë që zien, por nuk sjell asgjë. E treta ka të bëjë me demokratizimin brenda opozitës.

Pra, të dalin kandidatura të reja, energji të reja intelektuale, të mos ketë një mbyllje të njerëzve që rrotullohen e rrotullohen prej vitesh. Unë them që militanti e ka bërë gjithmonë detyrën e tij, por përkthimi politik i kësaj energjie nga ana e politikës të të gjitha krahëve, ka qenë shumë poshtë”, tha Fuga.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS SËRISH/ Alesio Alia i rikthehet përplasjes me Nora Istrefin: A ishin të vërteta deklaratat?
Previous article "EJA SE PO VJEN POLICIA"/ Shqiptari dhe belgu lihen në burg, dalin pamjet si grabitën drogën dhe ekzekutuan në mes të natës...

s.autor

Postime të ngjashme

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive Aktualitet

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma Aktualitet

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku Aktualitet

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT