• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“EJA SE PO VJEN POLICIA”/ Shqiptari dhe belgu lihen në burg, dalin pamjet si grabitën drogën dhe ekzekutuan në mes të natës…
Home
Aktualitet
Kronikë

“EJA SE PO VJEN POLICIA”/ Shqiptari dhe belgu lihen në burg, dalin pamjet si grabitën drogën dhe ekzekutuan në mes të natës…

12 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptar dhe një shtetas belg janë dënuar me nga 17 vite burg në Holandë pasi akuzohen për ekzekutimin e një trafikanti droge në dhjetorin e vitit 2013.

Gjykata e Apeli ka lënë në fuqi vendimin e vitit 2019, kur ata u dënuan nga gjykata e Roermondit me 17 vjet burg për vrasjen e trafikantit të heroinës në Mastriht të Holandës.

Sipas gjykatës, 64 vjeçari belg Mario Z. dhe 39 vjeçari shqiptar Përparim S. në bashkëpunim me njëri-tjetrin ekzekutuan trafikantin e drogës Soufian Lahnstein për t’i grabitur atij heroinën, transmetojnë mediat holandeze.

Si ndodhi vrasja natën e dhjetorit 2013

Trafikanti Soufian Lahnstein u vra në qendër të Mastrihtit nën sytë e shumë dëshmitarëve në mbrëmjen e dhjetorit 2013.

Shqiptari Përparim S. ka treguar më parë se ai nuk është fajtor për vdekjen e Lahnstein. Madje ai pretendon se ka ardhur në Holandë nga Shqipëria enkas për të shpjeguar ngjarjen.

Mbrëmjen e 1 dhjetorit 2013, S. dhe Z. ishin nisur nga Liège në Maastricht, së bashku me dy të tjerë, për të blerë drogë. Në Mastriht, Z. dhe S. u ndanë dhe lanë një me trafikantin Lahnstein.

Ai erdhi për t’i marrë të dy me Volvon e tij. Gjatë rrugës, nisi edhe përleshja për heroinën dhe kokainën. Prova tjetër e fortë janë edhe pamjet e kamerave të Oeverwal.

Pamjet tregojnë se si Lahnstein përleshet me një person me pallto bardh e zi, i cili më pas qëllon mbi të. Autori largohet dhe viktima Lahnstein rrëzohet përtokë.

Po kush është autori i vrasjes? Shqiptari Përparim S. e mohon të ketë gisht në vrasje, ndërsa një dëshmitar ka thënë se ka qenë belgu ai që ka qëlluar mbi trafikantin e drogës.

Belgu i kishte rrëfyer avokatit të tij se “Pas të shtënave duhet të isha kthyer në Liège. Por Përparim S. më thirri “hajde me mua se po vjen policia”. Sa vjen keq më vjen që hipa në atë makinë. Por isha në panik”.

Nga ana e tyre, shqiptari dhe belgu kanë fajësuar vazhdimisht njëri-tjetrin si autorë të vrasjes, ndërsa gjykata e Apelit ka vendosur më në fund ndaj tyre duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Roermondit e cila i kishte dënuar me nga 17 vjet burg, secilin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "OPOZITË E VARFËR..."/ Akademiku Fuga flet për protestën e 7 korrikut: Pakënaqësia ndaj qeverisë, nuk do të thotë...
Previous article ZANI ÇAUSHI NUK DORËZOHET/ Kërkon lirinë: Jam rehabilituar! Vitin e kaluar u refuzua nga gjykata

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Digjen kazanë mbetjesh dhe përfshihen nga flakët 3 makina, DYSHOHET për... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Digjen kazanë mbetjesh dhe përfshihen nga flakët 3 makina, DYSHOHET për...

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

E TRISHTË/ Pa me sytë e tij sherrin mes djalit dhe një personi tjetër, babai 69-vjeçar humb jetën nga arresti kardiak (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Pa me sytë e tij sherrin mes djalit dhe një personi tjetër, babai 69-vjeçar humb jetën nga arresti kardiak (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT