• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SKANDALI UBER”/ Nga Biden tek Macron dhe Scholz, si u përfshinë liderët botërorë në biseda negociuese me CEO-n e kompanisë
Home
Nderkombetare

“SKANDALI UBER”/ Nga Biden tek Macron dhe Scholz, si u përfshinë liderët botërorë në biseda negociuese me CEO-n e kompanisë

11 July, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Veç presidentit aktual të Francës Emmanuel Macron, dhe një ish-komisionereje të Bashkimit Evropian, në skandalin e Uber janë të përfshirë edhe emra si Joe Biden, atëherë zëvendës president dhe Olaf Scholz, që në atë kohë ishte kryebashkiak i Hamburg-ut.

Rrjedhja masive e infromacionit që është siguruar nga The Guardian përban 124,000 dokumente, të njohura si dosjet e Uber, nxjerr zbuluar praktikat e dyshimta etike që nxitën transformimin e kompanisë në një nga eksportet më të famshme të Silicon Valley.

Rrjedhja e informacionit për periudhën 5-vjeçare gjatë së cilës Uber drejtohej nga bashkëthemeluesi Travis Kalanick. Ky i fundit tentoi që ta fuste me zor shërbimin e taksive në qytete të ndryshme të botës, edhe pse duke shkelur ligjet dhe rregulloret e taksive në vendet përkatëse, raporton The Guardian, përcjell Abcnews.al

Në dosje ka mesazhe mes Kalanick dhe Emmanuel Macron, të cilët e ndihmonin fshehurazi kompaninë në Francë kur ai ishte ministër i ekonomisë, duke i lejuar Uber-it akses të shpeshtë dhe të drejtpërdrejtë tek ai dhe stafi i tij.

Ndërsa, pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ishte kryebashkiak i Hamburgut në atë kohë, u tërhoq kundër lobistëve të Uber dhe këmbënguli për t’u paguar shoferëve një pagë minimale, një ekzekutiv u tha kolegëve se ai ishte “një komedian i vërtetë”.

Kur zëvendëspresidenti i atëhershëm i SHBA-së, Joe Biden, mbështetës i Uber-it në atë kohë, ishte vonë në një takim me kompaninë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Kalanick i dërgoi një mesazh kolegut: “Kam kërkuar që njerëzit e mi ta njoftojnë se çdo minutë që vonohet, është një minutë më pak që do të ketë me mua.”

Pas takimit me Kalanick, Biden duket se e ka ndryshuar fjalimin e tij të përgatitur në Davos për t’iu referuar një CEO, kompania e të cilit do t’u jepte miliona punonjësve “lirinë për të punuar sa më shumë orë që dëshirojnë, për të menaxhuar jetën e tyre ashtu siç dëshirojnë”.

Në një deklaratë në përgjigje të informacioneve të botuara, Uber pranoi “gabime dhe hapat e gabuar”, por shtoi se ishte transformuar që nga viti 2017 nën udhëheqjen e shefit ekzekutiv aktual, Dara Khosrowshahi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH? Parlamenti rus njofton mbledhjen e jashtëzakonshme
Previous article U PËRPLAS ME FUORISTRADËN/ Ky është motoristi shqiptar që ndërroi jetë në Itali (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit Botë

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov Botë

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare Botë

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT