• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFILI/  U vra në një atentat me armë zjarri, kush ishte Shinzo Abe, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë
Home
Nderkombetare

PROFILI/ U vra në një atentat me armë zjarri, kush ishte Shinzo Abe, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë

8 July, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Sot u vra në një atentat me armë zjarri ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, i cili ka qenë edhe kryeministri më jetëgjatë.

Abe ishte i njohur për politikën e tij të jashtme të ashpër dhe një strategji ekonomike që u bë e njohur gjerësisht si “Abenomics”. 67-vjeçari Abe udhëhoqi Partinë Liberale Demokratike (LDP) drejt fitores dy herë.

Qëndrimi i tij i parë si kryeministër ishte i shkurtër – pak më shumë se një vit nga 2006-a. Por ai u rikthyer befasisht në politik në vitin 2012 dhe qëndroi në pushtet deri në vitin 2020 kur dha dorëheqjen për arsye shëndetësore. Askush në historinë politike të Japonisë nuk ka qëndruar në pushtet tetë vjet.

Japonia ishte në një recesion kur ai filloi mandatin e tij të dytë dhe politika e tij ekonomike – e ndërtuar mbi lehtësimin monetar, stimulin fiskal dhe reformat strukturore – u vlerësua se ndihmoi rritjen e një ekonomie të lëkundur.

Ai gjithashtu mbikëqyri rimëkëmbjen e Japonisë nga një tërmet masiv dhe cunami në Tohoku në vitin 2011, i cili la të vdekur afro 20 mijë njerëz dhe çoi në një shkrirje të reaktorëve bërthamorë të Fukushimës.

Ai dha dorëheqjen në vitin 2020 pasi i ishte rikthyer sëmundja e kolitit ulceroz. Sëmundja e zorrëve kishte çuar në dorëheqjen e tij edhe në vitin 2007. Ai u pasua nga aleati i ngushtë i partisë Yoshihide Suga, por ende shihej si një figurë e fuqishme në politikën japoneze.

Më 8 korrik, Abe ishte në qytetin jugor të Naras duke bërë fushatë në emër të një kandidati që garonte për dhomën e lartë të Japonisë, kur u qëllua në një atentat për vdekje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOQËROI MATURANTIN NË MBRËMJEN E MATURËS/ Antonela Berisha: Nuk i kishte thënë askujt... (FOTO)
Previous article NXORRËN LEKË PËR TË SHMANGUR GJOBAT/ Policia ndëshkon 5 shoferët. Publikohen pamjet e kontrolleve që kapën ‘mat’ dhjetra të tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri Botë

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT