• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULON “PLANIN” E RAMËS/ Deputeti i PD: Si po tenton të ndalojë me ligj hetimin e Klodian Zotos për…
Home
Politikë

ZBULON “PLANIN” E RAMËS/ Deputeti i PD: Si po tenton të ndalojë me ligj hetimin e Klodian Zotos për…

7 July, 2022 s.autor Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka deklaruar sot në Kuvend se kryeministri Edi Rama po tenton të shpëtojë nga hetimi Klodian Zoton dhe persona të tjerë të përfshirë në skema të mëdha korrupsioni përmes fatura fiktive, me ligjin e amnistisë fiskale.

Kjo sipas tij, është një lëvizje e Ramës për të shpëtuar ministrat. Shehaj theksoi se kjo nuk ka për të ndodhur pasi PD nuk do të lejojë një ligj që amniston korrupsionin galopant të pushtetarëve.

“Kjo është një skemë e mirëfilltë evazioni e vënë në jetë nga vetë qeveria. Miliona i janë vjedhur qytetarëve. Pse lind nevoja për krijimin e qindra kompanive fiktive në ekonomi. Për t’i mundësuar Klodian Zotove të vidhnin miliona euro nga buxheti i qytetarëve. Si do të justifikoheshin këto para kur kompanitë nuk kanë asnjë punë? Shumë e thjeshtë! Me fatura fiktive. Faturat fiktive duhet që t’i mundësojnë klientëve të qeverisë që të paguajnë ryshfetin te qytetarët.

Kjo është arsyeja pse përfituesit janë oligarkët. Skema e evazionit është zbuluar që në vitin 2018. U dënuan disa nga ata persona. Nuk e pa administrata tatimore që blerësi më i madh i faturave fiktive ishte Klodian Zoto? Pse nuk u bllokua Inceneratori kur u panë ato fatura? E mbani mend Edi Ramën që thoshte jam krenar për Inceneratorët? Ja pse kjo është krenaria. Tani jeni të ndërgjegjshëm që jeni brenda kësaj skeme.

Keni kryer një krim të madh dhe tani tentoni të përdorni pushtetin. Edi Rama tenton të bëjë amnisti fiskale për të shpëtuar veten. Do të ndalojë me ligj për të hetuar Klodian Zoton për të shpëtuar ministrat. Kjo nuk ka për të ndodhur. Edhe nëse ju i blini ato pak vota për të amnistuar miqtë tuaj nuk kanë për të shpëtuar dot. Ne nuk mund të lejojmë një ligj që amniston korrupsionin galopant të pushtetarëve”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUHEJ NGA NJË PERSON ME ARMË/ I dënuar me 35 vjet burg për vrasje të dyfishtë, kapet 27-vjeçari. Momenti i arrestimit
Previous article JOHNSON DHA DORËHEQJEN/ Konservatorët nisin përgatitjet për zgjedhjen e kryetarit të ri

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani Politikë

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani

ASAMBLEJA E PS/ Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës! Qëndrojnë Manastirliu e Balla, vijnë Demo e Koçiu Breaking News

ASAMBLEJA E PS/ Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës! Qëndrojnë Manastirliu e Balla, vijnë Demo e Koçiu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT