• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKTHIMI I COVIDIT NË SHQIPËRI/ Rakacolli: Omicron me 5 variante më ngjitëse, ja kur do kthehen MASKAT
Home
Breaking News

RIKTHIMI I COVIDIT NË SHQIPËRI/ Rakacolli: Omicron me 5 variante më ngjitëse, ja kur do kthehen MASKAT

7 July, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në studion e emisionit “Open” është shtruar për diskutim tema “Çfarë po ndodh me pandeminë” dhe ekspertët e fushës, si mjeku imunolog Ardian Jorgji, ish-ministri i Shëndetësisë Gjergj Koja, kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli dhe mjeku infeksionit Gent Stormi kanë shpjeguar arsyet për shtimin e rasteve të të prekurve me Covid19.

Rakacolli është shprehur se shtimi i rasteve të të infektuarave është një trend global, por në Shqipëri favorizohet kryesisht nga ritmi i ulet i të vaksinuarve, pasi qytetarët e neglizhuan marrjen e të 3-ja dozave pas rënies së infektimeve nga muaji mars e më pas.

DISKUTIMI:

Eni Vasili: Kishim pothuajse 1 mijë raste të reja me Covid ditën e sotme, a është shqetësues ky trend?

Rakacolli: Jemi në vitin e tretë që tregon se virusi nuk ndalet as nga temperaturat e larta. Kjo është tendencë e gjithë botës. Rastet janë rritur në të gjithë botën. Thamë që pandemia nuk ka mbaruar dhe këtë e tregon edhe kjo rritje.

Eni Vasili: Po pse kjo rritje?

Rakacolli: Ka disa shpjegime për këtë gjë. Për disa javë pati një trend të ulët të qëndrueshëm, ndaj u hoqën masat kufizuese.

Eni Vasili: A është ky rezultat i heqjes së masave?

Rakacolli: Jo nuk është plotësisht rezultat i heqjes së masave. Vaksinimi është arsye e fortë.

Eni Vasili: Për vaksinimin ne e pamë tabelën dhe ja regjia e tregon prapë, ku ne s’jemi ndonjë vend kampion në vaksinim?!

Rakacolli: Mbrojtja nga vaksinimi nuk është e përhershme. Duhen bërë dozat buster. Nëse patëm një nivel të lartë vaksinimi në fillim, ne nuk bëmë dozat buster, dozën e 3 dhe të 4. Por kjo nuk u zbatua edhe pse shqiptarët e kanë të disponueshëm në qendrat e tyre shëndetësore vaksinën 1&2 por edhe  busterin. Virusi që del nga njerëzit e pavaksinuar është më shumë ngjitës dhe e ul eficencën e vaksinës.

Eni Vasili: Pra ju po thoni që mosvaksinimi është problemi?

Rakacolli: Omicron-it i kanë dalë 5 variante të reja dhe të gjitha këto janë më rezistuese se virusi bazë. Por edhe mosrespektimi i masave se harruam se jemi në pandemi dhe filluam të përqafohemi dhe të puthemi sërish ne.

Eni Vasili: Në mbledhjen e sotme pse nuk vendosët të kemi sërish disa masa kufizuese, të paktën masat në ambientet publike?

Rakacolli: Ne masat i marrim në përputhje me shifrat. Vërtetë ka një tendencë rritjeje, por ne po kërkojnë në radhë të parë të bëjmë thirrje për vaksinimin, por i kemi rekomanduar edhe maskat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Droni "Bayraktar" i blerë nga populli i Lituanisë shkon në Ukrainë
Previous article SHMANGET TRAGJEDIA NË DHERMI/ Shpëtohen nga mbytja në det mrekullisht çifti e ri çek dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili Aktualitet

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

GODITET BANDA E DROGËS NË MZKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar Aktualitet

GODITET BANDA E DROGËS NË MZKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

U AKSIDENTUA NË NJË PLAZH TË SPANJËS/ 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën! Familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani Aktualitet

U AKSIDENTUA NË NJË PLAZH TË SPANJËS/ 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën! Familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT