• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DOJA T’I FUSJA GËRSHËRËT VETES”/ Gruaja nga Dibra rrëfen mes lotësh dramën e jetës: Më detyruan të martohem me…
Home
Sociale

“DOJA T’I FUSJA GËRSHËRËT VETES”/ Gruaja nga Dibra rrëfen mes lotësh dramën e jetës: Më detyruan të martohem me…

6 July, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Nga ëndrrat për një martesë të lumtur, te dhuna fizike e psikologjike e bashkëshortit dhe akuzat për inçest, kjo është historia që u trajtua sot në emisionin me “Zemër të Hapur”, në News24.

Zylfie Lame, 40-vjeçarja nga Dibra, u martua para 15 viteve me shpresën që vështirësitë ekonomike dhe dramat në shtëpinë e babait do të merrnin fund, pa ditur që pikërisht drama e jetës së saj ende nuk kishte filluar.

Bashkëshorti, që e detyruan të kishte në krah, ishte një person që prej vitesh kishte kartelë të shëndetit mendor. Pasi u përball me këtë të vërtetë, për të ishte shumë vonë ta linte e të shkonte sërish në shtëpinë e prindërve. E detyruar nga bashkëshorti, 40-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë pas një periudhe të shkurtër kohë.

Pasi djali erdhi në jetë, kjo grua sikur mos t’i mjaftonte dhuna sistematike, u përball me një akuzë që e bëri të mendoje edhe vetëvrasjen. “Djalin nuk e ke me mua, por me vëllanë ose vjehrrin tënd”, ishin pikërisht këto fjalë që kjo grua akuzohej nga i shoqi.

E gjendur në këtë situatë, Zylfie Lame u detyrua të qëndronte prej muajsh mbyllur. Sakaq, bashkëshorti tentonte vazhdimisht të vriste fëmijën e porsalindur, duke shprehur që ai nuk kishte vend në shtëpinë e tij.

Rrëfimi i gruas: Unë isha 25 vjeçe, kur më gënjyen për t’u martuar. Më thanë do jesh në mes të Sarandës, do jesh rehat. Por, nuk më doli ashtu. Kam udhëtuar dy ditë, nga Dibra në Sarandë, për të shkuar nuse. Më treguan gjithë të mirat, por jo të këqijat. Unë besova. Erdhi më solli lira, më vuri varëse floriri të trashë dhe më tha që do jem si princeshë. Por, që rrugës, kur po shkoja nuse, e kuptova, u ftoha. As burri, as kunatat, as vjehrrit, nuk më hynë në zemër. Një muhabet nuk e bënim, një hall shtëpie nuk e qanim dot si çift. Ai burrë nuk më hyri në zemër.

Ai kishte probleme. Familjen nuk e lajmërova, se unë kam vuajtur te dera e babait, se ishim shumë të varfër. Nuk më linin as telefon në dorë, më linin roje. Ishte xheloz i madh. Ashtu ja thoshte truri. Shkova në Greqi për 10 ditë, por isha e mërzitur. Çdo gjë që bëja me burrin, merrej vesh. Kur shkuam në Greqi, mbushte këpucët me nevojë dhe u thoshte shokëve i ka mbushur gruaja. Doja t’ia fusja vetes me gërshërë, nuk dija ç’të bëja. Pronari grek i thoshte që paske alamet nuseje, duhet ta mbash në duar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZGJOHU SHIKO, U BO M*T..."/ Publikohet himni i protestës së 7 korrikut, dy këngëtarët e njohur që e këndojnë dhe mesazhet që përcjell (VIDEO)
Previous article RRITEN PAGAT E MJEKËVE DHE INFERMIERËVE/ Manastirliu njofton vendimin: Shpërblim me 15 mijë lekë edhe për mjekët që punojnë larg vendbanimit...

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve Aktualitet

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT