Armando Lamaj dhe Andon Tefi, dy personat të cilët mbetën të vrarë nga përplasja me armë zjarri në Athinë rezultojnë të kenë qenë shpërndarës kokaine në Athine.
Dy shqiptaret e vrarë mbrëmjen e se shtunës në Athine, kishin mosmarrëveshje me njeri-tjetrin pas arrestimit të fundit ku me pas te dy u lanë të lire.
Ne 1 qershor ata ishin paraqitur te dy ne prokurori, pas arrestimit për çështje droge dhe me pas janë liruar. Bashke me një te tretë ata u akuzuan se shisnin kokaine ne Athine per 60 euro/grami.
Madje arrestimi i tyre u krye gjate një rasti shit-blerje. Gjatë kontrollit të policisë atëherë ne servisin e makinave ku punonte Tefi, policia gjeti dhe sekuestroi ne sirtar 1 doze me sasi kokaine dhe 3 doza u gjeten ne nje automjet te braktisur.
Gjate kontrollit personal iu gjeten 6000 euro ndërsa ne banese të Tefit u gjet 1 shkop metalik.
Pas lirimit, Armando Lamaj dyshonte se Andon Tefi ishte “spiuni”, duke i dhënë informacione policisë.
MASAKRA ME TRE TE VRARË
Mëngjesin e se shtunës ata jane takuar duke lene takim ne mbrëmje. Lamaj bashke me miq e familjare te tij i kishin zënë prite Tefit. Ky i fundit mbërriti ne takim me nje “Mercedes-Benz” ku ndodhej bashke me një femër ndërsa pala tjetër mbërriti me 2 automjete dhe 1 motor.
Tefi duke menduar se do kishte rene në prite për t’u rrahur ose vrare, hapi zjarr i pari duke qëlluar drejtuesin e motorit, Armando Lamaj. Pastaj qëlloi në drejtim të një prej automjeteve, duke plagosur dy persona.
Një nga te plagosurit, pikërisht 23-vjecari shqiptar, tentoi te largohej por Tefi e goditi me makine. Ne këtë moment Tefi largohet dhe drejtimin e mjetit e merr 43-vjecarja shqiptare, e cila i hipën siper me makine te riut shqiptar.
Pas arrestimit nga policia, ne çantën e 43-vjecares u gjet nje pistolete “Zastava”. Pasi largohet me këmbë, Tefi, i cili dyshohet se ishte nen efektin e lendeve narkotike, rrëmben nga një kalimtar nje automjet tip “Toyota Yaris” ngjyre e zeze dhe drejtohet per Agious Anargirous.
Aty hyn ne një karburant dhe grabit 30 euro. Hipën ne makine dhe i drejtohet një bari ne zone ku edhe aty grabit 20 euro. Sapo del nga bari, pikaset nga policia e cila i bën thirrje për t’u dorëzuar por ai hap zjarr ndaj tyre. Aty ndodh shkëmbimi ku plagosen dy policet dhe vritet Andon Tefi. Pranë tij u gjet një pistolete e llojit “CZ”.


