• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PREMTIMI DUHET MBAJTUR”/ Ministrja e Jashtme gjermane: Të përshpejtohen negociatat për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE
Home
Politikë

“PREMTIMI DUHET MBAJTUR”/ Ministrja e Jashtme gjermane: Të përshpejtohen negociatat për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE

1 July, 2022 s.autor Politikë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock konsideron që diskutimi për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohet.

Nuk duhet humbur më kohë në përpjekjet për integrim dhe harmonizim, tha Baerbock të premten, pas bisedimeve në Berlin me homologen e saj sllovene Tanja Fajon.

“Në Ballkan nuk duhet të krijohet asgjë ku Rusia apo aktorë të tjerë mund të vendosen”, tha Baerbock.

Përveç Rusisë, ndikim më të madh në Ballkanin Perëndimor po kërkon Kina.

“Ballkani Perëndimor është gjeografikisht në mes të BE-së. Duhet që përfundimisht t’i sjellim njerëzit e Ballkanit Perëndimor në qendrën tonë politike”, kërkoi Baerbock.

Sipas ministres gjermane, Bashkimi Evropian duhet të kishte mbajtur premtimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Është në interesin tonë strategjik dhe gjithashtu një çështje e besueshmërisë”.

Negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë për anëtarësim në BE, janë duke vazhduar.

Në mars të vitit 2020, Këshilli Evropian u pajtua për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por Bullgaria e bllokoi atë vendim bazuar në akuzat se gjuha maqedonase është thjesht bullgare me një emër tjetër dhe se Shkupi nuk respekton lidhjet kulturore dhe historike me bullgarët.

Megjithatë, javën e kaluar Parlamenti i Bullgarisë i dha qeverisë dritën jeshile për miratimin e kornizës së negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Ky veprim ndodhi pas një ndryshim në tekstin e kornizës negociuese, e cila do të garantonte të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut përmes ndryshimeve kushtetuese dhe do ta detyronte Shkupin të mbante marrëdhënie të mira me Bullgarinë./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MEDALJE ARI DHE REKORD KOMBËTAR/ Luiza Gega krenaria e Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare
Previous article PËRPLASEN DY MAKINA NË MES TË RRUGËS/ Aksidenti shkakton radhë të gjata në qarkullim! Shikoni si kanë përfunduar mjetet (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT