Rreth 10 persona jane marre ne pyetje nga policia e Sarandes gjate nates, kryesisht deshmitare ne vendin e ngjarjes gjate momentit te shperthimit ne hotelin e Mariel Muratit, por ende nuk ka asnje te dyshuar per ngjarjen. Nderkaq burime prane grupit hetimor bejne me dije se kamerat e hotelit “Yacht” kane qene jashte funksionit ne momentin e ngjarjes duke veshtiresuar punen e policise, e cila eshte detyruar te sekuestroje e kqyre kamerat e bizneseve dhe banesave perreth vendit te ngjarjes.
Te njejta burime bejne me dije se autoret nuk kane pasur qellim shkaterrimin e hotelit, por paraljmerimin e pronarit ose prishjen e imazhit te tij pasi sasia e eksplozivi te vendosur ishte rreth 50 gram ndersa vendi ishte tek garazhi i tij, duke mos shkaktuar deme te medha materiale edhe pse zhurrma e shperthimit u degjua fuqishem ne gjithe qytetin.
Madje dyshohet se autori ose porositesi te jete i njejte me ngjarjen e nje vitit me pare kur ne te njejtin hotel u vendos eksploziv. Kjo per shkak se ne rastin e 9 shkurtit 2021, ora e vendosjes ishte 19.10 ndersa kesaj rradhe 22.33, pra jane zgjedhur orare kur ne qytet ka levizje dhe mundesia e perhapjes se panikut eshte me e madhe, jo si ne raste te tjera kur eshte vendosur eksplozivi ne oret e para te mengjesit me qellim shkaterrimin e objektivave.


