• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GLEDIS NANO NË IZRAEL/ Takohet me homologun e tij: Garantimi i sigurisë për qytetarët, prioritet
Home
Aktualitet
Kronikë

GLEDIS NANO NË IZRAEL/ Takohet me homologun e tij: Garantimi i sigurisë për qytetarët, prioritet

29 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndodhet për një vizitë pune në Izrael.

Gjatë qëndrimit atje, Nano zhvilloi një takim miqësor dhe të frytshëm me homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Izraelit, z. Yaakov Shabtai.

Nano dhe Shabtai, gjatë këtij takimi, vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Policisë shqiptare dhe asaj izraelite, si dhe me agjencitë e sigurisë në Izrael.

Në fokus të takimit ishin shkëmbimi i përvojave më të mira në punës në krye të institucioneve përkatëse, ndikimi i përdorimit të teknologjisë bashkëkohore në detyrat funksionale të punonjësve të Policisë, si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet dy policive, për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe pastrimit të parave.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Izraelit, z. Yaakov Shabtai, u shpreh: “Ju përgëzoj për kurajon dhe vendosmërinë që tregoni në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, për bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese dhe për sfidat që keni marrë përsipër, para qytetarëve të vendit tuaj dhe partnerëve, për të luftuar me profesionalizëm dhe zero tolerancë, tentativat për kultivim të kanabisit dhe trafikim të lëndëve narkotike, krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave dhe terrorizmin.

Gjithashtu, ju shpreh mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit shqiptar, gjatë ndeshjes ndërkombëtare të futbollit Shqipëri-Izrael. Dua t’ju garantoj se do keni mbështetjen absolute të Policisë dhe të agjencive të sigurisë izraelite, për të arritur rezultatet e dëshiruara drejt qëllimit të përbashkët, krijimit të një klime të qetë dhe të sigurt për qytetarët e të dy vendeve dhe më gjerë.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka falënderuar homologun e tij, për të gjithë vlerësimin dhe mbështetjen e dhënë nga Policia e Izraelit.

Nano theksoi: “Dua t’ju siguroj se Policia e Shtetit shqiptar është e aftë profesionalisht dhe ka të gjitha kapacitetet, për të luftuar përkrah policive homologe, krimin e organizuar, krimin kibernetik, pastrimin e parave, korrupsionin dhe terrorizmin. Sfidat që kam marrë përsipër janë pikërisht këto prioritete të përbashkëta që nuk njohin kufij dhe që kanë në themel garantimin e rendit e sigurisë dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët tanë”.

Vizitat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të zhvilluara së fundmi në SHBA, Gjermani, Greqi dhe Izrael, tregojnë rëndësinë që Policia e Shtetit i kushton luftës kundër fenomeneve kriminale, të cilat kanë shtrirje globale, si dhe angazhimin për të forcuar bashkëpunimin me partnerët, në realizimin e prioritetit të përbashkët, për goditjen me zero tolerancë, të krimit të organizuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN PAMJET/ Goditje të njëpasnjëshme me levë në kokë, ja si greku dhe shqiptari rrahën barbarisht biznesmenin në Mikonos
Previous article "TË DUA PAFUND"/ Adrola Dushi merr dedikimin e veçantë nga personi i zemrës për ditëlindje

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT