• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA “CHARTER” ME DHOMË GJUMI/ Berisha: Nikos dhe shefit të tij i duket harxhim i kotë një avion për shuarjen e zjarreve dhe mban…
Home
Politikë

RAMA “CHARTER” ME DHOMË GJUMI/ Berisha: Nikos dhe shefit të tij i duket harxhim i kotë një avion për shuarjen e zjarreve dhe mban…

28 June, 2022 s.autor Politikë

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi pas deklaratave të tij në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, duke i quajtur ato “qesharake”, lidhur me zjarret e shpeshta që kanë përfshirë vendin.

Lidhur me deklaratën e ministrit Peleshi, se “charter”-i personal që Kryeministri Edi Rama përdor për udhëtimet e tij jashtë vendit, lidhet me dinjitetin e një shteti dhe jo me situatën e zjarreve, Berisha shkruan se:

“Nikos dhe shefit të tij i duket harxhim i kotë një mjet i cili përveçse garanton siguri në raste emergjncash, është gjithashtu i nevojshëm për një vend me verë të nxehtë si Shqipëria për të mbrojtur pyjet nga zjarret.

Sipas tij vendi një vend i vogël nuk mund të ketë një avion për shuarjen e zjarreve ndërkohë që mban një avion në dispozicion të kryeministrit që shpenzon mesatarisht 200.000 € në udhëtim në vend të 2000€ me linjat ajrore të udhëtarëve”.

Deklarata e ministrit të Mbrojtjes dje nuk u prit mirë nga deputetët e opozitës, që e pyetën nëse ia vlen që shteti të shpenzojë për “charter”-in e Kryeministrit me dhoma gjumi e salltanete miliona euro dhe jo për emergjencat.

Deklaratat e Peleshit sipas Berishës pasqyrojnë “qëllimin e vetëm të qeverisë, i cili lidhet vetëm stërluksin e qeveritarëve dhe me vjedhjen dhe jo mbrojtjen e pasurive të vendit dhe jetës së qytetarëve”.

POSTIMI I PLOTE

Ministri i Mbrojtjes zgjedh të mbrojë Ramën dhe avionin e tij në dispozicion por jo jetën dhe pasuritë publike të qytetarëve.

Deklarata qesharake e Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi për zjarret e shpeshta që kanë përfshirë vendin, pasqyron qartë qëllimin e vetëm të qeverisë, i cili lidhet vetëm stërluksin e qeveritarëve dhe me vjedhjen dhe jo mbrojtjen e pasurive të vendit dhe jetës së qytetarëve.

Niko Peleshi ka thënë se është e panevojshme për një vend të vogël si Shqipëria që të ketë një avion të sajin për shuarjen e flakëve sepse kushton rreth 50 milion euro.

Pra, Nikos dhe shefit të tij i duket harxhim i kotë një mjet i cili përveçse garanton siguri në raste emergjncash, është gjithashtu i nevojshëm për një vend me verë të nxehtë si Shqipëria për të mbrojtur pyjet nga zjarret.

Sipas tij vendi një vend i vogël nuk mund të ketë një avion për shuarjen e zjarreve ndërkohë që mbane një avion në dispozicion të kryeministrit që shpenzon mesatarisht 200.000 € në udhëtim në vend të 2000€ me linjat ajrore të udhëtarëve.

Rikujtoj këtu se vende me të ardhura për frymë 10 herë më të larta se Shqipëria jo që nuk lejojnë çarter dhe avion në dispozicion për qeverinë por as dhe udhëtimin në biznes klas me paratë e taksapaguesve të tyre.

Niko dhe shefi i tij Edi Rama e shohin më të nevojshme udhëtime e Ramës me avion në dispozicion ose tua japin 50 milionë eurot miqëve të tyre nëpërmjet tenderave sekrete apo me negociata mafioze të mbyllura të cilat nuk u kanë sjellë asnjë përfitim shqiptarëve përveçse kanë fryrë kontot e qeveritarëve dhe klientelës së tyre dhe kanë zbrazur çdo ditë xhepat e qytetarëve.

Sipas tij vendi nuk mund të ketë një avion për shuarjen e zjarreve ndërkohë që mbanë një avion në dispozicion të kryeministrit që shpenzon mesatarisht 200.000 € në udhëtim në vend të 2000€ me linjat ajrore të udhëtarëve.

Qesharake! E turpshme! E dënueshme! Ministri i mbrojtjes duhet të jetë gatantuesi kryesor i sigurisë së shqiptarëve dhe jo avokat i abuzimeve dhe vjedhjeve të Edi Ramës. #sb #7korrik

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONTROLLE NGA AJRI ME DRONË/ Zbulohen fidanë me kanabis në një magazinë, pranga të riut në Lezhë
Previous article "DHIMBJE KOKE" PËR PUTIN/ Raketa e sapoardhur nga SHBA i merr jetën kolonelit të 56-të dhe 40 ushtarëve rusë

s.autor

Postime të ngjashme

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT