• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDI NË SHBA/ 46 refugjatë gjenden të pajetë brenda një kamioni të braktisur
Home
Jetë

TRAGJEDI NË SHBA/ 46 refugjatë gjenden të pajetë brenda një kamioni të braktisur

28 June, 2022 s.autor Breaking News, Jetë

Të paktën 46 persona, që dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas, SHBA,  mbrëmjen e së hënës, 27 qershor.

Një zyrtar zjarrfikës tha se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar gjithashtu në spital.

San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) nga kufiri SHBA-Meksikan, është një rrugë kryesore tranziti për kontrabandistët e njerëzve, shkruan BBC.

Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente, pasi i takojnë në zona të largëta pasi të kenë arritur të kalojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Ata kishin familje…dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë,” tha kryebashkiaku i San Antonio, Ron Nirenberg, raporton abcnews.al.

“Nuk është asgjë më pak se një tragjedi e tmerrshme njerëzore.”

Ministri i Jashtëm meksikan Marcelo Embrard njoftoi se konsulli meksikan është duke shkuar për në vendin ku dhjetëra emigrantë u gjetën të vdekur brenda një rimorkio kamioni në San Antonio, Teksas, të hënën.

Z. Ebrard tha në Twitter se kombësia e viktimave ishte ende e panjohur.

Policia e San Antonios tha se deri më tani  tre persona janë  në paraburgim si të autorë të dyshuar të tragjedisë, por nuk dha detaje të tjera.

Autoritetet meksikane thanë se të paktën dy nga të mbijetuarit besohet të jenë nga Guatemala.

Tragjedia ka rindezur debatin politik rreth politikës së Shteteve të Bashkuara për emigrantët, me numrat që kalojnë kufirin në rritje këtë vit.

Guvernatori republikan i Teksasit Greg Abbott fajësoi për vdekjet presidentin amerikan Joe Biden dhe “politikat e tij vdekjeprurëse të kufirit të hapur”.

Ky nuk është incidenti i parë në kufirin SHBA-Meksikë në Teksas që përfshin vdekje të shumta të njerëzve që tentojnë të largohen për një jetë më të mirë.

  • 2003 – 18 persona, duke përfshirë një djalë shtatëvjeçar, u gjetën të vdekur brenda një kamioni të mbinxehur në Victoria, një qytet në Teksasin jugor.
  • 2012 – 15 persona vdiqën pasi një kamionçinë me më shumë se 20 persona pa dokumente u përplas me një pemë, duke vrarë 15 prej tyre.
  • 2017 – 10 burra vdiqën në San Antonio në një kamion me rreth 200 njerëz pa ujë ose ushqim.
  • 2021 – të paktën 10 njerëz vdiqën dhe 20 të tjerë u plagosën në gusht pasi një furgon u përplas në Teksasin jugor.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Inteligjenca britanike: Rusia po sulmon me raketa me rreze të gjatë veprimi në të gjithë Ukrainën
Previous article "U FUT NË DET PËR T'U LARË..."/ Gjendet turisti polak pas denoncimit të 29-vjeçares, policia jep detajet

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT