• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NGRE ALARMIN/ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Parlamenti të miratojë paketën anti-korrupsion dhe anti-rryshfet
Home
Ekonomi

NGRE ALARMIN/ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Parlamenti të miratojë paketën anti-korrupsion dhe anti-rryshfet

27 June, 2022 s.autor Ekonomi

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka ngritur sot alarmin për situatën e klimës së biznesit në Shqipëri dhe problemet me korrupsionin që ndeshen firmat e huaja që duan të investojnë në vendin tonë.

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Eno Jaco ka kritikuar Qeverinë dhe maxhorancën në Parlament duke thenë se duhet të miratojë një pakte antiryshfet, per te frenuar korrupsionin ne administrate.

Eno jaco

“Propozojmë miratimin në Parlament të një paketë anti-korrupsion, kjo paketë ka për qëllim parandalimin e korrupsionit në organet ligjvënëse që kanë karakter prapaveprues
propozojmë miratimin e ligjeve anti-rryshfet.

lidhur ngushtë me antikorrupsionin është reformimi i plotë i sistemit të prokurimeve publike, e këtu bashkohemi me rekomandimet e BE për prokurimet por në radhë të parë duhet të ketë standarte për lidhjet e përfituesve me njëri tjetrin apo qoftë me vendimmarrësit e tenderave publike.

Në kushtet e Shqipërisë duhet të jemi sa më konservatorë kemi pasur shkelje të dukshme, raste korruptive, të jemi sa më konservatorë e jo liberalë për standartet e prokurimeve”, tha Enio Jaço.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka bërë me dije se nga paketa e rekomandimeve për qeverinë, deri më tani implementimi i tyre është nën pritshmërinë, pasi vetëm 33% e rekomandimeve shihen se po zbatohen.

“Deri në këtë moment procesi i adresimit teknik ka qenë i ngadalshëm. Kemi krijuar mekanizmin që mat progresin e implementimit të këtyre rekomandimeve. 75 % e implementimit të këtyre do na jepte një minimum të kënaqshëm për të pasur një terren klime biznesi e investimesh që do ishte e kënaqshme për të gjithë, deri tani na rezulton që kemi rreth 33% të implementuara rekomandimet tona. Kjo e bën procesin duke qenë se ka nisur para 2 vitesh e bën progresin nën pritshmërinë tonë.

Në radhë të parë duhet një strukturë e përmirësuar për tërheqjen e investimeve: ne e dimë që praktikat e vendeve të suksesshme që kanë mundësi të marrin investime të huaja kanë benefite nga më të ndryshme në ekonomi.

Duhet një strategji transparente në lidhje me investimet, kush janë sektorët prioritarë, kush janë ligjet në mënyrë që nëse kemi investime në infrastrukturë nëse janë transparente e planifikuara do i jepnin sektorin privat një mundësi për të investuar dhe ata në këto sektorë. Kjo bën që të krijohet cikël i suksesshëm.

Duhet të ketë procedura të shkurtuara për investimet, lejet e ndërtimit. Shembulli më i mirë në rajon është Maqedonia e Veriut dhe vende si Serbia e ndjekin, bazuar në procedura të thjeshta e të shkurtra.

Interasksioni mes investitorëve e administratës publike të jetë sa më i ulët i mundshëm gjë që e gjejmë të kundërt në Shqipëri.

Inisiativat që janë të përbëra nga përmasa dhe numri i vendeve të punës që krijohen mendojmë se është me rëndësi të kemi ulje të përqëndrimit të tregut ose rënie të monopoleve në disa sektorë kryesorë”, tha Jaço.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AMNISTIA FISKALE/ Dhoma Amerikane e Tregtisë tregon shqetësimet serioze: Krijon hapësira për pastrim parash...
Previous article ME XHAKETAT HEQUR DHE TË BUZËQESHUR/ Liderët e G7 presin fjalimin nga Zelensky

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT