• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AMNISTIA FISKALE/ Dhoma Amerikane e Tregtisë tregon shqetësimet serioze: Krijon hapësira për pastrim parash…
Home
Ekonomi

AMNISTIA FISKALE/ Dhoma Amerikane e Tregtisë tregon shqetësimet serioze: Krijon hapësira për pastrim parash…

27 June, 2022 s.autor Breaking News, Ekonomi

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka treguar cilat janë problemet kryesore që sjell miratimi i nismës për amnistinë fiskale.

Sipas tij, ky draft nëse miratohet dhe pa mbështetjen e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, krijon hapësira për pastrim parash, evazion fiskal dhe konkurencë të pandershme.

Pyetje: Nisma për amnistinë fiskale a keni qëndrim që qeveria ka ndërmend të legalizojë para të pista deri në 2 milionë euro?

Enio Laço nga Dhoma Amerikane e Tregtisë: Në lidhje me amnistinë fiskale ne e dimë që ka pasur një draft së fundmi që është futur në konsultim publik, ky draft ne duam më tepër kohë për ta analizuar plotësisht por opinioni tani është që drafti ekzistues ka ndryshim nga të mëparshmet por nuk janë ndryshimet esenciale.

Problemi që kemi pasur ne me ligjin e amnistisë ka qenë në parimin kryesor hapësirën e mundësinë që krijon për pastrim parash dhe evazion fiskal.

Ky është problemi kryesore që ne kemi. Por nuk e kemi vetëm ne e kanë shumë partnerë ndërkombëtarë.

Nëse ky ligj ka marrë aprovimin apo mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, struktura si FMN, BE, Moneyval atëherë ne do ishim mbështetës se ato janë struktura kryesore që shikojnë detajet me rëndësi.

Nëse e kundërta është e vërtetë problemet e shqetësimet tona vijojnë të jetë si më parë e janë shumë serioze për këtë ligj.

Problemi tjetër është konkurenca e pandershme, hapësirat që krijon ky ligj per konkurencen e pandershme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RASTE TË DYSHUARA PËR LINË E MAJMUNËVE? Manastirliu: Kanë mbërritur testet e para...
Previous article NGRE ALARMIN/ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Parlamenti të miratojë paketën anti-korrupsion dhe anti-rryshfet

s.autor

Postime të ngjashme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë Aktualitet

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT