• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MATURA SHTETËRORE/ Dalin rezultatet e testimit në lëndët me zgjedhje! Ministrja Kushi sqaron nxënësit për tezën e biologjisë
Home
Sociale

MATURA SHTETËRORE/ Dalin rezultatet e testimit në lëndët me zgjedhje! Ministrja Kushi sqaron nxënësit për tezën e biologjisë

27 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një orë para protestës së paralajmëruar nga maturantët përpara Ministrisë së Arsimit në lidhje me skemën e vlerësimit dhe tezat në provimet e maturës, QSHA ka publikuar notën e provimit në lëndët me zgjedhje.

KLIKO KËTU

Ndërkohë ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me testin e biologjisë për të cilin ka pasur më tepër kontestime në radhët e maturantëve.

Kushi deklaron se testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësve për të difernecuar secilën notë dhe për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer.

Statusi i Evis Kushit

Të dashur maturantë, siç ju premtuam, menjëherë pas provimit të biologjisë u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë, për të vlerësuar testin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që secili prej jush të ketë vlerësim të drejtë, sipas nivelit të arritjeve.

Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.

Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë.

Jam shumë e kënaqur që shumë prej jush kanë shkëlqyer, madje edhe përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit.

Tashmë rezultatet janë të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe secili prej jush mund të gjejë vlerësimin e testit të tij.

Sot gjatë ditës do të publikoj edhe disa teste të maturantëve që janë përgjigjur saktë dhe kanë marrë pikët maksimale. Ju uroj të gjithëve shumë suksese në vazhdimin e rrugëtimit tuaj drejt dijes!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET VAZHDOJNË/ Ukraina: Mbi 35, 000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës
Previous article E PËSON KEQ SHOFERI 46-VJEÇAR/ Aksidentoi me makinë dy të miturit në Tepelenë, policia...

s.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT