• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HARTA E RE GJYQËSORE/ Avokatët nisin javën e tretë të bojkotit! Qeveria asnjë hap pas për shkrirjen e 18 gjykatave
Home
Breaking News

HARTA E RE GJYQËSORE/ Avokatët nisin javën e tretë të bojkotit! Qeveria asnjë hap pas për shkrirjen e 18 gjykatave

27 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në javën e tretë të bojkotit të seancave nga ana e avokatëve, Ministria e Drejtësisë nuk ka bërë asnjë hap pas për t’u tërhequr nga miratimi i hartës së re gjyqësore që i shkurton vendit 18 gjykata, duke lënë një sërë qytetesh të mëdha pa institucione të tilla.

Edhe këtë javë, protesta e avokatëve do të vazhdojë. Kështu, avokatët e Gjirokastrës dhe ata të Lezhës thanë se do të bojkotojnë seanca gjyqësore për sa kohë institucionet përkatëse nuk ka pasur asnjë reagim për kërkesat e tyre.

PROTESTA NË LEZHË

Edhe Dhoma e Avokatisë në Lezhës, ku janë zhvilluar edhe protestat më të shumta përgjatë këtyre ditëve, ka paralajmëruar se do të bojkotojë seanca gjyqësore. Gjatë mbledhjes së Kryesisë, është vendosur siç thuhet në reagim, me unanimitet për vazhdimin e bojkotit. “Duke mbajtur në vëmendje se nga kjo hartë e re e propozuar për miratim, Dhomës Vendore Lezhë i mbyllen tri gjykata të Shkallës së Parë (Gjykata e Krujës dhe ajo e Kurbinit , si dhe Gjykata Administrative e Shkallës së Parë) dhe një gjykatë Apeli (Gjykata e Apelit Shkodër), si rrallë ndonjë dhomë tjetër. Të vetëdijshëm se sa të rënda do të jenë problemet që kjo hartë do të shkaktojë për qytetarët, ne vendosëm t’i qëndrojmë kërkesave tona të artikuluara me shkrim dhe publikisht”, thuhet në reagim.

Dhoma e Avokatisë në Lezhë ka vendosur të bojkotojë seanca gjyqësore deri më datë 1 korrik, pra gjatë gjithë kësaj jave, duke paralizuar të gjitha proceset gjyqësore në gjykata dhe administrative. Kjo Dhomë ka shpallur edhe bojkotin se seancave gjyqësore për masë sigurie, çka do të thotë se të arrestuarit rrezikojnë lirimin nga qelitë nëse ndaj tyre nuk merret masë brenda 48 orëve. “Të shpallë bojkotin e masave të sigurimit personal në datat 28, 29, 30 qershor, 1 korrik 2022 në të tre gjykatat që përfshin juridiksioni i Dhomës Vendore të Avokatisë Lezhë, si dhe Gjykatën e Apelit Shkodër dhe Tiranë”, thuhet më tej. Nga ky vendim për bojkot përjashtohen proceset me objekt “Sigurim Padie”.

Çfarë parashikon harta e re gjyqësore

Këshilli i Lartë Gjyqësor prezantoi hartën e re gjyqësore më 28 dhjetor të vitit të shkuar, ku parashikohet që në të gjithë vendin të ketë 12 gjykata të Shkallës së Parë, një gjykatë Apeli dhe dy gjykata Administrative të Shkallës së Parë. Kjo nismë u ndërmor për shkak të kolapsit në gjykata si pasojë e procesit të vetingut.

Ndërkohë, Gjykata e Matit do i bashkohet Dibrës; gjykatat e Kavajës dhe Krujës do t’i bashkohen Durrësit; Gjykata e Lushnjës do të shkojë në Fier; Gjykatës së Gjirokastrës do t’i bashkohen gjykatat e Sarandës dhe Përmetit; Tropoja do bashkohet me Gjykatën e Kukësit; Pogradeci me Gjykatën e Korçës; Kurbini do t’i bashkohet Gjykatës së Lezhës dhe Gjykata e Pukës do të bëhet pjesë e Gjykatës së Shkodrës. Ndërkohë, do të ketë vetëm dy Gjykata Administrative, një në Tiranë që mbulon veriun dhe tjetra në Lushnje që mbulon Jugun, ndërsa Apeli Administrativ do të jetë një e vetme në kryeqytet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SHERRIT PËR PRONËN ME XHAXHAIN E TIJ, QËLLOI.../ rrestohet 29-vjeçari në Shkodër! Pas ndërhyrjes së policisë…
Previous article "NË MAL BORA KUR NUK SHKRIN, MBLEDH..."/ Meridiani ironizon publikisht marrëdhënien e Borës me Donaldin

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS I LARTË MJETESH NË MORINË/ Pushuesit nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar në kulmin e sezonit turistik Aktualitet

FLUKS I LARTË MJETESH NË MORINË/ Pushuesit nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar në kulmin e sezonit turistik

KOLUMBIA E SOLLI NË PRANGA/ GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar Aktualitet

KOLUMBIA E SOLLI NË PRANGA/ GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar

NDODH NË DEVOLL/ Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës Aktualitet

NDODH NË DEVOLL/ Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT