• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PS GJITHMONË PRANË…”/ Veliaj në Pezë: Fshati i ri, si ‘qershia mbi tortë’ për familjet e tërmetit
Home
Sociale

“PS GJITHMONË PRANË…”/ Veliaj në Pezë: Fshati i ri, si ‘qershia mbi tortë’ për familjet e tërmetit

26 June, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte edhe në Pezë, ku zhvilloi një takim edhe me socialistët e Vaqarrit dhe Ndroqit, ku vuri theksin te investimet e bëra në këtë zonë, të cilat kanë rritur vlerën e pronës për të gjithë banorët. Ai përmendi fshatin e ri që po ndërtohet në Pezë, për strehimin e të gjitha familjeve që u prekën nga tërmeti i nëntorit 2019.

“Fshati i ri në Pezë do të jetë “qershia mbi tortë” pas Vaqarrit dhe Ndroqit. Por, duhet të kuptojmë se vota ka rëndësi dhe nuk është tifozeri. Është e rëndësishme që fëmijët të rriten në një zonë urbane, ku shkollën e kanë afër, po ashtu edhe kopshtin, ku kanë mundësi të mësojnë si kodohet, të ndjekin një kurs muzike apo të merren me sport. Para Ndroqit, hapëm fshatin e ri në Vaqarr, i cili ndodhet vetëm një stacion autobusi nga Kombinati”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se kush voton Partinë Socialiste, voton për njerëz që mendojnë për të ndihmuar dhe jo për njerëz që bllokojnë apo parti ku një herë kandidon burri, një herë gruaja.

“Këto takime janë edhe një mundësi për të komunikuar me njerëzit, për t’u thënë se kur votoni për Partinë Socialiste, nuk votoni për çunin apo gocën e mirë të fshatit, por për njerëz që ndihmojnë njerëz, që provuan se në ditët më të vështira, ishin aty, reaguan, shpëtuan njerëz dhe në ato ditë të vështira ndërtuan këto realitete të reja. Ne jemi duke menduar kë do të ndihmojmë tani, çfarë ngërçi do të zhbllokojmë tani, çfarë situate do të zgjidhim tani. Për partitë e tjera njerëzit nuk kanë kuriozitet se ato një herë i drejton burri, një herë gruaja. Kurse partinë tjetër një herë e drejton një non-grata, një herë non-grata tjetër. Edhe ithtarët e tyre e dinë se janë pa perspektivë, pa të ardhme, nuk kanë vota se nuk i mbështet njeri njerëzit që përçajnë të tjerët, që i dhunojnë të tjerët, që i pengojnë të tjerët. Unë dua që këto zgjedhje të jenë model”, theksoi Veliaj.

Sipas drejtuesit të PS për Qarkun e Tiranës, pyetja që duhët t’i bëjnë vetes njerëzit është: kush të qëndron pranë në ditë të vështira? Përgjigja: Partia Socialiste është gjithmonë aty! Ndryshe nga kundërshtarët, që kujtohen vetëm kur afrojnë zgjedhjet.

“Në Pezë kemi ndërtuar 4 shkolla të reja. Nxënësit nuk kanë më nevojë të udhëtojnë larg dhe të shpenzojnë kohë për të mësuar. Ne si socialistë, në dallim nga të tjerët – që kujtohen vetëm kur vijnë zgjedhjet, për të xhiruar gomat nëpër fshatrat tona – e kemi kokën lart sepse kemi një regjistër të gjërave që kemi bërë. Themi: Ej, këto shkolla nuk i kishim parë kurrë, i kemi bërë ne; edhe këto lagje të reja, me infrastrukturë ultra moderne; edhe lagjen e re Ndroq, ku kemi edhe një vendparkim, edhe një shesh për komunitetin; kemi sjellë edhe një infrastrukturë moderne në Vaqarr, tani po vazhdojmë matanë lagjes; po vazhdojmë me qendrën shëndetësore, por kemi bërë kopshtin e ri dhe po bëhet shkolla e re aty”, përfundoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE TË RËNDA NGA KUFIRI SPANJËMROK/ Grumbuj kufomash, gjakderdhje dhe qindra emigrantë të plagosur
Previous article I GJENDET HASHASH NË XHEPA DHE NË SHTËPI/ Arrestohet shpërndarësi 23-vjeçar nga Durrësi

s.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT