• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DASHURI NË KOHËRAT E LUFTËS/ Martesat vazhdojnë në Ukrainë, ja sa çifte janë kurorëzuar që nga fillimi i agresionit rus
Home
Nderkombetare

DASHURI NË KOHËRAT E LUFTËS/ Martesat vazhdojnë në Ukrainë, ja sa çifte janë kurorëzuar që nga fillimi i agresionit rus

25 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Megjithë luftën në vend ukrainasit vazhdojnë të martohen. Për shumë prej tyre, lufta shërbeu si nxitje për të lidhur kurorën, në veçanti për ushtarakët. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Kosstutschenko, ceremonitë e martesës zhvillohen shpesh nëpërmjet internetit.

“A dëshiron ti Oksana, ta marrësh këtë burrë, Oleksiyn, që të jetë bashkëshorti yt, me dashuri dhe miqësi derisa vdekja t’ju ndajë?”.

“Po!”.

Një fustan i bardhë dhe formula e martesës. Një martesë tipike kjo, përveç faktit se ceremonia mbahet në internet, pasi nusja gjendet në Poloni, dhe dhëndrri është në Ukrainë, në front.

Përpara se Rusia të fillonte luftën në Ukrainë, Oleksiy Kukoba punonte si gazetar. Por, në 24 shkurt, ai iu bashkua Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Nuk e prisja luftën, nuk besoja se do të ndodhte. Megjithatë, nuk i thashë të mos shkonte. Qava. Nuk dua që ai të jetë atje, dua që të jetë pranë meje…”, thotë Oksana.

Oksana dhe Oleksiy u takuan katër vite më parë në një televizion ukrainas, ku punonin së bashku. Filluan të frekuentonin njëri-tjetrin pothuajse menjëherë.

“Pashë këtë vajzë të bukur dhe u magjepsa”, thotë Oleksiy.

Kur filloi lufta, Oleksiy e bindi të dashurën e tij në atë kohë që të largohej drejt Polonisë, ndërsa ai qëndroi për të mbrojtur vendin.

“Lufta e vë në sprovë marrëdhënien, dhe ajo çfarë ai bëri ka shumë rëndësi për mua”, thotë Oksana.

Megjithëse ishin lidhur prej katër vitesh, ata nuk ishin martuar ende. Ndërsa ishte duke shkuar për në Poloni, Oksana hodhi hapin e parë.

“Rrugës për në Poloni, Oksana më dërgoi një mesazh ku thuhej ‘Ti ndoshta nuk do, por unë do të martohem me ty’. Unë i thashë ‘Dakord, por do ta marr unë iniciativën! A do martohesh me mua?’,” tregon Oleksiy.

“Bëj shaka duke thënë se dasma jonë filloi më 24 shkurt dhe vazhdon deri më sot…”, thotë Oksana.

Një grua polake që mikpriti Oksanën, i dha nuses së re fustanin e saj të nusërisë për të bërë ceremoninë në internet. Unazat iu dërguan çiftit falas nga një argjendari ukrainase.

“I shkruajta argjendarisë dhe i dërgova fotografinë tonë. U përgjigjën se do të na i jepnin me shumë kënaqësi falas unazat e martesës!”, thotë Oksana.

Iniciativa e argjendarisë për ofrimin falas të unazave të martesës befasoi edhe një tjetër çift ushtarakësh që po bëheshin gati të martoheshin.

Volodymyri është ushtar profesionist që mund ta dërgojnë së shpejti në zonat e nxehta të Ukrainës lindore. Ai u dashurua me bashkëshorten e tij vite më parë. Fytyra e tij nuk shfaqet në video për arsye sigurie.

“Ajo është gruaja perfekte, për të cilën pata ëndërruar që fëmijë. E keni parasysh kur krijoni në mendje një person perfekt?”, thotë ai.

Lufta e shtyu çiftin t’i zyrtarizonin gjërat. Si shumë çifte të tjera, ata vendosën për një ceremoni dasme tradicionale në kishë.

“Firmosja e letrave është një formalitet, por ceremonia në kishë është një martesë e vërtetë”, thotë Volodymyri.

“Ideja ishte e imja. Pata frymëzimin për ta bërë dhe ndjeva se e kishim të nevojshme”, thotë bashkëshortja Maria.

Gati 22 mijë çifte janë martuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në vend të fustaneve të nusërisë dhe kostumeve të dhëndërisë, çiftet shpesh vendosin të veshin kostume popullore apo uniforma kamuflazhi./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Fansat ‘bëjnë bashkë’ Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn (FOTO)
Previous article E KËRKOI ERDOGAN/ Turqia drejt rikthimit të dënimit me vdekje?

s.autor

Postime të ngjashme

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT