• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA BËRTHAMORE ME IRANIN/ Josep Borrell: Pritet të rinisin negociatat
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA BËRTHAMORE ME IRANIN/ Josep Borrell: Pritet të rinisin negociatat

25 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Shefi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka thënë se pritet që shpejt të nisin negociatat që mëtojnë të ringjallin marrëveshjen bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe fuqive botërore më 2015.

“Ne presim që të rinisim bisedimet në ditët në vijim dhe të thyejmë bllokadën”, ka thënë Borrell në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian në Teheran.

“Kanë kaluar tre muaj dhe neve na duhet të shpejtojmë punën”.

Duke e përshkruar takimin me Borrellin si “të gjatë, por pozitiv”, Amir-Abdollahian, ka thënë se Irani është i përgatitur për të rinisur bisedimet me fuqitë botërore në ditët në vijim.

“E rëndësishme për Iranin është që të marrë përfitimet ekonomike nga marrëveshja e vitit 2015”, ka thënë ai.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015, Irani është pajtuar për të kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve të vendosura nga Perëndimi.

Marrëveshja ka nisur të mos zbatohet kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump i pati larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja më 2018.

Uashingtoni më pas ka vënë sanksione të ashpra ndaj Teheranit, ndërsa Qeveria iraniane, e cila mohon se synon të ndërtojë bombë, ka nisur t’iu shmanget përkushtimeve të bëra në marrëveshje.

Për më shumë se një vit, Irani është duke negociuar me Britaninë, Gjermaninë, Francën, Rusinë dhe Kinën, në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe me Shtetet e Bashkuara, në mënyrë indirekte, me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes.

Negociatorët është thënë se kanë qenë afër arritjes së marrëveshjes në muajin mars, mirëpo bisedimet janë bllokuar papritur në muajin prill, pasi Teherani dhe Uashingtoni kanë fajësuar njëri-tjetrin se nuk kanë bërë zotime të mjaftueshme politike për zgjidhje të çështjeve të kontestueshme.

Në fillim të muajit qershor, Teherani ka thënë se ka nisur të largojë 27 kamera vëzhgimi nga zonat bërthamore që ka në Iran, duke kufizuar edhe më shumë mundësitë e Perëndimit që të vëzhgojë programin bërthamor të këtij shteti./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS LITUANISË/ Rusia kërcënon dhe Poloninë: Kemi vrarë 80 polakë, do sulmojmë nëse...
Previous article KRYQËZOHET NGA NJERËZIT PËR PHOTOSHOP/ Reagon Elita Rudi: Kënaqem krejt…

s.autor

Postime të ngjashme

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT