• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Ishin kthyer në tmerrin e grabitjeve në zonën e Unazës së Re, katër persona në pranga
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ Ishin kthyer në tmerrin e grabitjeve në zonën e Unazës së Re, katër persona në pranga

23 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Katër persona që akuzohen se kryenin vjedhje të ndryshme në një kompleks pallatesh, në zonën e Unazës së Re, janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, ndërsa një person është shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit L. Z., M. M., E. M., I. Xh. dhe K. V., në rrugën “Nexho Konomi”, kanë vjedhur sende të ndryshme në banesën e një shtetasi, si dhe automjetin e tij tip “BMW”, ndërsa shtetasi J. K. i ka ndihmuar autorët për të shitur automjetin e vjedhur.

Gjithashtu, më datë 22.06.2022, po në rrugën “Nexho Konomi”, dyshohet se kanë vjedhur sendet personale në automjetin në pronësi të shtetasit L. M.

VIDEO

Njoftimi nga Policia Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kompleksi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Kryenin vjedhje të ndryshme, vihen në pranga 4 shtetas, procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Kompleksi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:

– L. Z., 23 vjeç, M. M., 21 vjeç, E. M., 22 vjeç dhe I. Xh., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi J. K., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje të ndryshme në një kompleks pallatesh, në zonën e Unazës së Re.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit L. Z., M. M., E. M., I. Xh. dhe K. V., në rrugën “Nexho Konomi”, kanë vjedhur sende të ndryshme në banesën e një shtetasi, si dhe automjetin e tij tip “BMW”, ndërsa shtetasi J. K. i ka ndihmuar autorët për të shitur automjetin e vjedhur.

Gjithashtu, më datë 22.06.2022, po në rrugën “Nexho Konomi”, dyshohet se kanë vjedhur sendet personale në automjetin në pronësi të shtetasit L. M.

Në vijim të veprimeve u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ "Nxehen gjakrat" në samitin e Brukselit, Kovaçevski i drejtohet me gisht kryeministrit bullgar
Previous article E PËSOJNË KEQ DY GRA/ Tregtonin medikamente mjekësore kontrabandë, policia...

s.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT